Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paratë po ‘avullohen’ nga llogaritë e klientëve Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht?

04/10/2026 - 17:31
në Kryesore, Lajme
A A
Paratë po ‘avullohen’ nga llogaritë e klientëve Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sistemi bankar në vend po përballet me një valë të re alarmi, pasi në redaksi ka mbërritur një lumë i vërtetë denoncimesh nga qytetarë në Tiranë dhe rrethina, të cilët raportojnë për zhdukje misterioze të parave nga llogaritë e tyre pranë Raiffeisen Bank. Mesazhet e njëpasnjëshme të mbërritura gjatë orëve të fundit tregojnë se paratë e kursyera me mund avullojnë pa asnjë shpjegim.

Ajo që e bën këtë situatë akoma më dyshimtë është mënyra se si shfaqen këto lëvizje financiare në aplikacionet zyrtare. Qytetarët që kanë denoncuar pranë JOQ tregojnë se në historikun e transaksioneve, paratë e zhdukura figurojnë thjesht si “Tërheqje në ATM”. Në kushte normale, çdo tërheqje nga bankomati regjistrohet me të dhëna të detajuara, përfshirë kodin e identifikimit të ATM-së, orën e saktë dhe vendndodhjen gjeografike. Në rastin aktual, sistemi shfaq vetëm një përshkrim të përgjithshëm, duke fshehur gjurmët se ku dhe si përfunduan paratë e shqiptarëve.

Kjo mungesë totale e transparencës dhe heshtja e qëllimshme nga ana e drejtuesve të bankës ngre pikëpyetje të mëdha mbi atë që po ndodh realisht prapa dyerve të mbyllura. A po përballet Raiffeisen Bank me një sulm kibernetik të përmasave të mëdha, a është komprometuar infrastruktura e saj dixhitale, apo po përballemi me një vjedhje të mirëfilltë nga brenda? Më e rënda nga të gjitha, pyetja që po bëjnë sot mijëra qytetarë të shqetësuar është se mos vallë vetë banka po ua merr paratë nga llogaritë përmes manovrave të fshehta elektronike apo gabimeve abuzive në sistem, duke shfrytëzuar mungesën e kontrollit dhe duke lënë klientët pa asnjë përgjigje.

Ndërsa shumë qytetar që i kanë besuar kursimet e tyre kësaj banke po përballen me një situatë të tillë, Raiffeisen Bank duhet të informoj të gjithë klientët se çfarë po ndodh me paratë e tyre pas dyerve të mbyllura. Por rënia pre e një prej bankave më të rëndësishme të vendit e një sulmi kibernetik të këtyre përmasave, ngre sërish pyetjen se sa të përgatitura janë bankat shqiptare në realitetin e ri të dixhitalizimit dhe a kanë investuar ato mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e klientëve të tyre.

Denoncimi 1:

Ka mundësi ta raportoni problemin me Raiffeisen Bank si faqe me audiencë më të lartë ju lutem? Sapo na kredituan 3500 lekë të reja në ATM ndërkohë që karta është në kuletë.

Denoncimi 2:

Përshëndetje, mund të bëni një lajm për problematikën e Raiffeisen Bank. Ka që në mëngjes nuk na jep shumën e saktë të lekëve.

Denoncimi 3:

Besoj ju kanë shkruar dhe të tjerë, Raiffeisen po bën veprime me gjithë klientët që s’po i kryejm sot dhe transaksione të planifikuara me datën e nesërme të mbajtura nga llogaria. Asnjë numër shërbimi klienti nuk përgjigjet. Do marrin ndonjë IT tamam këta është pyetja apo do vazhdojnë të na vjedhin vetë mesa duket?

Denoncimi 4:

Përshëndetje JOQ. Se di çfarë po ndodh me Raiffeisen Bank, më vinë mesazhe që llogaria është kredituar por ndërkohë më zbritën lekë nga llogaria.

Denoncimi 5:

Përshëndetje JOQ, Dua të ngre një shqetësim serioz lidhur me një tërheqje të paautorizuar nga llogaria ime bankare, të cilën sapo e kam konstatuar. Nga llogaria është debituar shuma 60,000 ALL, me përshkrimin e transaksionit si tërheqje në një ATM të Raiffeisen Bank në zonën e Kinostudios, pa dijeninë dhe autorizimin tim. Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është njoftimi i marrë nga banka: mesazhi thotë se “llogaria juaj u kreditua me 60,000 ALL”, ndërkohë që në të njëjtin njoftim detajet tregojnë “Tërheqje në ATM” dhe shuma në fakt është debituar nga llogaria. Kam tentuar të kontaktoj menjëherë bankën për të raportuar dhe bllokuar transaksionin, por deri tani nuk kam arritur të marr përgjigje në telefon. Po jua dërgoj këtë rast për ta bërë publik dhe për të kuptuar nëse ka persona të tjerë që kanë hasur të njëjtën situatë, pasi bëhet fjalë për një transaksion të paautorizuar dhe rrethanat janë shumë të dyshimta.

Denoncimi 6:

Përshëndetje, sot në Raiffeisen Bank na kanë hakëruar lekët, thuajse të gjithë rrogën!!

Denoncimi 7:

JOQ, përshëndetje. Mos ju ka ardhur ndonjë mesazh për probleme në Raiffeisen? Shumë miq të mi kanë pasur probleme me aplikacionin dhe u kanë munguar lekë nga rrogat. Nga 700 lekë që kisha dje, sot i kam 628, për një ditë, pa bërë kalime me kartë dhe pa bërë asgjë tjetër. Mungesë parash. Raiffeisen nuk përgjigjet në call center. Ky po bëhet një problem i vërtetë, sepse do të mbeten njerëzit pa bukë. Mirë është të hidhet një postim për këtë, sepse janë lekë të marra me djersë për të kaluar muajin dhe Raiffeisen as nuk po jep ndonjë informacion. Nuk jam i vetmi person që po më ndodh kjo./JOQ Albania 

Tags: Raiffeisen BankVjedhje

JU REKOMANDOJMË

Tahiri për Ligjin e Dhomave të Specializuara: Nesër nuk duhet të bëhet lojë

Tahiri për Ligjin e Dhomave të Specializuara: Nesër nuk duhet të bëhet lojë
04/10/2026 - 17:25

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës ta miratojë nesër Ligjin për Dhomat e Specializuara në të dy leximet. Përmes një postimi në ‘Facebook’,...

Më shumëDetails

Shpirti artistik i Rexhep Selimit nuk u burgos: Shfaqet piktura e tij për UÇK-në

Shpirti artistik i Rexhep Selimit nuk u burgos: Shfaqet piktura e tij për UÇK-në
04/10/2026 - 17:02

Një akuarel i realizuar nga Rexhep Selimi ka hapur edicionin e shtatë të emisionit “ArtKand” në Top Channel. Vepra, e cila paraqet simbolin e UÇK-së në ngjyrat kuqezi,...

Më shumëDetails

Goditet anija në Hormuz, Irani vendos “traun”: Ngushtica e mbyllur, plotësoni 7 kushtet

Goditet anija në Hormuz, Irani vendos “traun”: Ngushtica e mbyllur, plotësoni 7 kushtet
04/10/2026 - 16:50

Irani ka paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara të plotësojnë shtatë kushtet e Teheranit për përfundimin e konfliktit. Kryenegociatori Mohammad...

Më shumëDetails

LVV dorëzon kërkesë, nesër në 09:00 pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend

LVV dorëzon kërkesë, nesër në 09:00 pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend
04/10/2026 - 16:41

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar mbajtjen e një seance të Kuvendit të Kosovës nesër në orën 09:00. Grupi Parlamentar i LVV-së e ka dorëzuar kërkesën në Kuvend. Komisioni për...

Më shumëDetails

Shqiptarët protestojnë edhe në Berlin kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Shqiptarët protestojnë edhe në Berlin kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
04/10/2026 - 16:36

Një protestë me moton “Jo në emrin tim” është mbajtur sot në Berlin, para Parlamentit gjerman, në kundërshtim të aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së....

Më shumëDetails

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër në 09:00, ndryshimi i ligjit për Specialen pikë e parë e rendit të ditës

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër në 09:00, ndryshimi i ligjit për Specialen pikë e parë e rendit të ditës
04/10/2026 - 15:59

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka ftuar deputetët për një seancë të jashtëzakonshme nesër orën 09:00. Gazeta Express ka siguruar ftesën e Haxhiut për deputetët, të cilës i është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    657 Shpërndaje
    Shpërndaje 263 Tweet 164
  • Biznesmeni Haliti në videot e Adrian Hilës?

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Kërcënohet me jetë kryetari Halil Thaçi nga zyrtari i komunës, por prokurori e liron të dyshuarin

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kthesë në takimin Kurti–Hamza: Kurti nxjerr një kusht të ri që e komplikon marrëveshjen për Specialen dhe Presidentin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    513 Shpërndaje
    Shpërndaje 205 Tweet 128

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë