Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka thënë se Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale po e vështirëson ekzistencën e mijëra punëtorëve të kësaj industrie.
Postimi i tij:
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) që është rregullator i minierave, nën diktatin e politikës ditore, po vazhdon të shkelë ligjin dhe të sabotojë punën e qindra ndërmarrësve.
Tashmë dihet edhe publikisht se bordi i këtij rregullatori, me urdhra politikë, po e godet rëndë një industri të tërë dhe po e vështirëson ekzistencën e mijëra punëtorëve të kësaj industrie. Duke shfrytëzuar kohën e fushatës elektorale, kur nuk ka llogaridhënie, bordi po vazhdon me ndjekjen dhe dëmtimin e ndërmarrjeve private.
Ne ju garantojmë të gjitha bizneseve të goditura se këto probleme të tyre do të zgjidhen shpejtë dhe me korrektësi menjëherë në muajt e parë të qeverisjes së kryeministrit të ri Bedri Hamza.