Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së drejt fundit: Prokuroria i përfundon dëshmitarët në prill

24/01/2025 - 16:23
në Lajme
A A
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, po shkon drejt fundit.

Prokuroria e Specializuar e Hagës pritet të përfundojë me dëshmitarët e saj në muajin prill, ashtu siç ishte planifikuar.

“Sipas asaj që na e merr mendja, ne mendojmë që do ta arrijmë atë afat që na është caktuar si datë për përfundimin e paraqitjes së provave. Ka disa dëshmitarë për të cilët nuk është bërë formalisht njoftim përmes një parashtrimi zyrtar mirëpo bëhet fjalë për një numër të kufizuar dëshmitaresh dhe në fund duam të themi që e çmojmë kushtin që ta përfundojmë paraqitjen e provave deri me datë 15 prill dhe do të bëjmë çmos dhe jemi të bindur që ta arrijmë këtë datë”, tha prokurori Matt Haling.

Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se aktualisht parashikon të thërrasë 11 dëshmitarë në gjykatë në periudhën shkurt-prill të vitit 2025.

Disa dëshmitarë në këtë rast, do t’i thërrasë edhe avokati i viktimave. Ai ka bërë të ditur se do të ftohen 4 apo 5 dëshmitarë.

“Ne mendojmë se do të thërrasim tre deri në katër dëshmitarë që do të vijnë këtu. Njëri prej tyre do të jetë ekspert… mendojmë që provat tona do mund t’i paraqesim brenda një jave dhe ndoshta mund të kalojmë edhe në javën e dytë por nuk ka mundësi që të jenë dy javë të plota. Por nuk jemi në gjendje që ta parashikojmë këtë pasi që nuk di se sa do të zgjasë edhe seanca e kundërpyetjes”, tha avokati Laws.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka bërë të ditur se i duhen deri në katër javë në mënyrë që ta përgatisë mocionin për rrëzimin e akuzave.

“Jam konsultuar me koleget e mi të ekipeve të mbrojtjes, kemi nevojë për katër jave për të përgatitur mocionet tona të rregullës 130”, tha avokati Luka Misetiq.

Deri më tash 115 dëshmitarë kanë dhënë dëshminë e tyre në rastin e krerëve të UÇK-së.

Mbrojtja e Thaçit kishte bërë të ditur se synon t’i ftojë edhe disa dëshmitarë. Ata janë kryesisht diplomatë ose ish-diplomatë të njohur që do të flasin për raportet me Thaçin.

Në anën tjetër, Thaçi ishte deklaruar i pafajshëm edhe për aktakuzën e dytë për pengim të drejtësisë.

Thaçi nuk kishte pranuar të deklarohet në dy seancat që u mbajtën në Hagë.

Më tej, Thaçi ka mbajtur një fjalim në këtë seancë.

“Me siguri e dine se unë tash e katër vite përballem me një proces gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretues të historisë politike dhe kombëtare për lirin dhe shtetin dhe pavarësinë e Kosovës. Është një proces vulimunoz. E di që shoqëria kosovare, familja ime presin me padurim fundin e këtij procesi, presin drejtësi për çka edhe besojmë në drejtësi.”

“Krejt paparitmas para dy-tri ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulur, në secilën anë apo në çfarëdo unifrome që jemi në këtë sallë, të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës.”

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë