Analisti Albert Krasniqi ka vazhduar kritikat ndaj ministres së Punwve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka shkuar në ShBA dhe nuk e ka takuar asnjë zyrtar të lart amerikan.
Ai ka vlerësuar se kur për lobim në ShBA angazhon shokë dhe shoqe është e pritshme që askush nuk të takon në Uashington.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë mandat qeverisës Kosova nuk ka pasur fare politik të jashtme.
“Kur për lobim në SHBA angazhon shokë dhe shoqe, të cilët shumicën e shpenzimeve i bëjnë në dreka dhe darka në Kosovës, është e pritshme që në Ëashington nuk të takon askush. Gjithçka që këta “lobistë” mund të bëjnë është rezervimi i një dhome hoteli. Qe katër vite, Kosova nuk ka politikë të jashtme!”, ka shkruar Krasniqi.













