Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me katër mijë euro gjobë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si pasojë e një deklarate të kandidatit, Valon Ramadani, me ankesë të parashtruar nga Partia Demokratike të Kosovës.
Gjobitja arsytohet se Valon Ramadani ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe të nxitjes, me fjalët e mëposhtme të hijezuara:

Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar me 4 mijë euro si pasojë e ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për vendosjen e disa posterëve në hapësira jo të lejuara.

Partia e Serbëve të Kosovës që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje po ashtu është gjobitur me 3 mijë e 500 euro për po të njëjtën arsye të vendosjes së posterëve në hapësira të palejuara.
Partia Demokratike të Kosovës është gjobitur me tre mijë euro pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje me pretendimet se një kandidat i tyre ka shfrytëzuar një hapësirë të Bashkësisë Islame nga ku ka postuar fotografi.
