Rëndë e më rëndë mbrëmë Donika Gërvalla e çoi në rrafshe të padëgjuara sulmin ndaj Ramush Haradinajn duke e quajtur “gjeneral të vetëshpallur”, për çka zgjoi indinjatë të thellë te publiku i gjerë – me pafund reagime.
Ish-Kryeinspektori i Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, Burim Ramadani, përmes një reagimi ndaj Gërvallës bëri thirrje për “mjaft më” ndërsa shkroi se “për pushtet nuk digjet historia kombëtare”.
Postimi i plotë:
Nuk habitem nëse marrëzia e filluar, deri në fund të fushatës, do të kulmojë edhe me atakimin ndaj Ramushit si “terroristi i të ashtuquajturës UÇK”.
Qeveri në detyrë, për pushtet nuk digjet historia kombëtare!
Mjaft më!












