Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kundërshtari i përbetuar i Ibrahim Rugovës pozicionohet për zgjedhjet e 9 shkurtit: Do të votoj për VV’në

27/01/2025 - 14:07
në Lajme
A A
Kundërshtari i përbetuar i Ibrahim Rugovës pozicionohet për zgjedhjet e 9 shkurtit: Do të votoj për VV’në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Akademiku kosovar, Rexhep Qosja thotë se ka vendosur që ta ushtrojë të drejtën e votës për herën e dytë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kundërshtari i përbetuar i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, thotë se mban mend që herën e parë dhe të vetme që ka votuar në Kosovën e pavarur, që sipas tij ishin zgjedhjet e vitit 2000.

Shkas u bë një mesazh të cilin thotë se e ka pranuar nga KQZ-ja rreth njoftimit për qendrën e votimit ku ai ka të drejtën për të votuar.

“Me 17 dhjetor 2024 prej KQZ-së më erdhi ky mesazh: “Përshëndetje nga KQZ. Qendra jote e votimit është caktuar. Shikoje dhe ndërroje tani nëse nuk të përshtatet…Ky mesazh më nxiti ta kujtoj herën e parë dhe të fundit kur e kam ushtruar të drejtën e votimit në Kosovë. Ishte viti 2000”, ka thënë ai.

Sipas akademikut, votimet e shkurtit 2025 do të jenë hera e dytë kur ai do të ushtroj këtë të drejtë.

Madje ai ka treguar se edhe për kë dhe pse e ka ndarë mendjen për të votuar.

“Do të votoj sepse më kanë nxitur para së gjithash dy të dhëna: e para, ligji që ka miratuar Qeveria me Kryeministër Albin Kurtin për sekuestrimin e pronës, pasurisë së paligjshme, korruptueshëm të fituar, dhe  e dyta fushata zgjedhore e opozitës. Është kjo një fushatë zgjedhore e pandodhur, e padëgjuar ndonjëherë në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është statusi i plotë i akademikut Qosja:

Me 17 dhjetor 2024 prej KQZ-së më erdhi ky mesazh: “Përshëndetje nga KQZ. Qendra jote e votimit është caktuar. Shikoje dhe ndërroje tani nëse nuk të përshtatet…”

Ky mesazh më nxiti ta kujtoj herën e parë dhe të fundit kur e kam ushtruar të drejtën e votimit në Kosovë. Ishte viti 2000.

Kosova është bërë shtet i pavarur në sajë të luftës së drejtë, çlirimtare, të lavdishme dhe të Idealit shtetkrijues kombëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa të cilën nuk do të mund të parashihej as prej intelektualit, politikanit a shtetarit më largpamës se edhe sa kohë, sa shekuj Kosova do të ishte e pushtuar prej Serbisë.

Votimet e shkurtit 2025 do të jenë hera e dytë kur do ta ushtroj këtë të drejtë.

Pse Rexhep Qosja do të votojë në këto zgjedhje në moshën tetëdhjetë e nëntë vjeçare?

Do të votoj sepse votimi, sidomos në zgjedhjet e përgjithshme, shtetërore, është obligim shoqëror, kulturor, etik e kombëtar.

Do të votoj sepse më kanë nxitur para së gjithash dy të dhëna: e para, ligji që ka miratuar Qeveria me Kryeministër Albin Kurtin për sekuestrimin e pronës, pasurisë së paligjshme, korruptueshëm të fituar, dhe  e dyta fushata zgjedhore e opozitës. Është kjo një fushatë zgjedhore e pandodhur, e padëgjuar ndonjëherë në Kosovë.

Do të votoj sepse është kjo një fushatë që e shënojnë sasiorisht dhe kuptimisht urrejtje, gënjeshtra, shpifje, e kjo domethënë mungesa elementare e përgjegjësisë etike për veprimin dhe mendimin e pjesëmarrësve në fushatë!

Do të votoj sepse është kjo fushatë e partive që para katër vitesh e bënë të mundshme fitoren e Vetëvendosjes me përqindje që karakterizon Referendumet e jo zgjedhjet politike partiake.

Do të votoj sepse është kjo fushatë e subjekteve politike në kohën e pushtetit të të cilëve në Kosovë mbisunduan të këqija shoqërore, politike, pushtetore të papritura.

Do të votoj sepse ajo ishte koha kur korrupsioni dhe nepotizmi u bënë sëmundje e pashërueshme e njëmendësisë shtetërore; kur të vërtetat u pushtuan prej gënjeshtrave të ndryshme; kur drejtësia u pushtua prej padrejtësisë; kur siguria u kërcënua prej krimeve të ndryshme; kur dinjiteti u cenua prej servilizmit si mjet që servilëve u siguron privilegje të ndryshme; kur paqja u cenua prej dhunës; kur shpresa u cënua prej dëshpërimit.

Do të votoj sepse në kushtet e këtilla u rrezikuan të drejtat e njeriut, barazia e dinjiteteve, shpresat dhe meritat e të papushtetshmëve.

Do të votoj sepse shpërfytyrimet e tilla të njëmendësisë politike, shtetërore, shoqërore sollën emigrimin pamatshëm të shtuar sidomos të të rinjve dhe infermierëve e mjekëve dhe bashkatdhetarëve të tjerë pavarësisht prej profesionit.

Do të votoj sepse në kohën e qeverisjes së saj Lëvizja Vetëvendosje me Kryeministër Albin Kurtin bëri betejë politike dhe shtetërore të suksesshme kundër të këqijave të sipërthëna.

Dhe kjo betejë i solli përkrahjen e shumicës së qytetarëve, por edhe mosdurimin e disa të tjerëve interesat e të cilëve cenoheshin qoftë edhe sado pak prej saj.

Mosdurimi i tyre ndërkaq frymëzohej prej fitores referendumore të Vetëvendosjes me përqindje të padëgjuar në Evropë në atë kohë.

Do të votoj sepse Veriun e Kosovës të përtej Urës së Ibrit, atë hapësirë shumë të çmuar e të pasur të Kosovës, të sunduar prej serbëve edhe pas luftës çlirimtare të UÇK-së, Vetëvendosja me Albin Kurtin Kryeministër ia ktheu sovranitetit të Kosovës dhe e pastroi prej krimit të organizuar të serbëve, kur e kur të serbëve në bashkëpunim me disa shqiptarë, që ndodhnin atje.

Do të votoj sepse bisedimet me Beogradin Albin Kurti i quan të pashmangshme e të rëndësishme, duke i kushtëzuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, sepse sovranitetit të Kosovës Vetëvendosja me Albin Kurtin Kryeministër ia ktheu edhe komunat në të cilat serbët ushtronin pushtet paralel të paligjshëm.

Do të votoj sepse Vetëvendosja me Kryeministër Albin Kurtin, padyshim, e ka ngritur prestigjin vendor dhe ndërkombëtar të politikës së Kosovës.

Unë do të votoj në moshën, ja, tetëdhjetë e nëntë vjeçare, për Kosovën demokratike të çliruar prej korrupsionit e të këqijave të tjera të shumta, që cenojnë, e pengojnë demokracinë dhe virtytet kombëtare.

Unë do të votoj për një politikë të dinjitetshme të bazuar në largpamje me përkushtim shoqëror, shpirtëror, kulturor, etik, kombëtar të Kohezionit mes Shqipërisë e Kosovës, mes Diasporës e Atdheut, e cila i kontribuon si duhet e sa duhet cilësorisht e sasiorisht idealit historik atdhetar: Bashkimit të pashmangshëm të Kosovës e Shqipërisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë