
Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar një person me të meta psiqike pasiqë kishte dëmtuar varrin e babait të tij, e më pas kishte sulmuar edhe zyrtarët policorë, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Ngjarja ka ndodhur dje në Skenderaj.
Njoftimi i policisë:
Skenderaj 28.01.2025-08:00. Raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të meta psiqike ka tentuar të dëmtoj varrin e babait të tij si dhe i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor ku njëri ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.












