Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-deputeti i Vuçiqit: Dorëheqja e kryeministrit s’i ndal protestat, Lista Serbe e ndikuar nga Beogradi

30/01/2025 - 08:30
në Lajme
A A
Ish-deputeti i Vuçiqit: Dorëheqja e kryeministrit s’i ndal protestat, Lista Serbe e ndikuar nga Beogradi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Protestat masive në Beogradin zyrtar tash e tre muaj po vazhdojnë.

Kërkesë e tyre është largimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas rastit të 2 nëntorit në Novi Sad ku mbetën të vdekur 15 persona si pasojë e rënies së çatisë së stacionit hekurudhor.

Sipas ish-deputetit serb, Dragan Sormaz, këto protesta do të bëhen edhe më të ashpra.

Ai tha se kryeministri serb, Millosh Vuçeviq është dashur të dorëheqje qysh në momentin kur ndodhi tragjedia.

“Qeveria ka rënë, për shkak të këtyre protestave, për herë të parë i ka ndodhur Vuçiqit t’i bie qeveria, e kjo është një shenjë. Qeveria ka rënë, kryeministri është dorëhequr, tash duhet të zgjidhet qeveria e re. Këto protesta nuk do të ndalen, veç sa do të jenë më të forta, por edhe është e pamundur të bëhet që brenda 30 ditësh të thirren zgjedhjet. Por askush s’do të pranojë zgjedhjet në Serbi, derisa të mos realizohen propozimet e dhëna pas zgjedhjeve të kaluara”, ka deklaruar ai.

Ish-deputeti serb ngriti alarmin se muajt në vijim, Serbia do të jetë në një momentum edhe më të vështirë.

“Vuçiqi ka bërë sistem klientist korruptiv gjatë viteve të fundit sidomos në pesë vitet të fundit duke e bërë më të përsosur. Kjo që ka udhëhequr Vuçeviq nuk ka qenë qeveri, e as tjetra nuk do të jetë. Unë këtë e quaj kabinet i zgjeruar i presidentit të Republikës. Ai vendos gjithçka, i thërret në telefon, u thotë çfarë të bëjnë. Pra për gjithçka që ndodh në Serbi, në thelb fajin e ka Aleksandar Vuçiq. Dhe sa të jetë kështu, Serbia do të fundoset e do të jetë në situatë të përkeqësuar, edhe ekonomikisht, edhe në rajon me fqinjët do të ketë situatë më të vështirë, edhe ndërkombëtarisht”, tha ai për Tëvë1.

I pyetur për ndikimin e Serbisë në Kosovë përmes Listës Serbe, ai shtoi se kjo parti është direkt e ndikuar nga Beogradi.

Por nuk beson se Serbia do t’i financojë serbët e Kosovës me para.

“Si do të paguajë ai ato 20 mijë dinarë për 5000 serbë, në çfarë mënyre? A do t’i paguajë me euro? Nëse i paguan me euro, do të futet në sistemin e pagesave të Kosovës. Në llogaritë zyrtare të cilët kanë llogari të hapura, të gjithë kanë llogari në bankat që punojnë në Kosovë, ato që kanë licenca. Pastaj ky bëhet një problem i ri për atë sepse bie në situatë kur ai duhet të pranojë krejt atë që qeveria e Kosovës ka bërë në periudhën e kaluar”, ka deklaruar Sormaz.

Sormaz shtoi se protestat në Beograd po përkrahen edhe nga serbët në veri të Mitrovicës të cilët para disa ditësh u solidarizuan me një minutë heshtje në shenjë përkrahje për protestuesit në Serbi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë