Parada e Krenarisë do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu”.
Por rrallë herë janë parë politikanë të nivelit të lartë ose zyrtarë të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë paradë
Në Paradë të tilla kishte marrë pjesë ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi por edhe ish presidentja e vendit Atifete Jahjaga.
Nuk dihet nëse në këtë Paradë do të marrë pjesë presidentja aktuale Vjosa Osmani ose dhe kryetari i Kuvendit Gluak Konjufca.
Së paku për në orën 12:00 kur nis Parada as Osmani e as Konjufca nuk kanë lëshuar ndonjë njoftimin për ndonjë takim.
Por, është kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili sipas një komunikate për media, në orën 12:00 do të ketë një takim në ndërtesën e Qeverisë bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, marrin pjesë në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, KOHA: 12:00”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë Kodi Civil i Kosovës që lejon bashkëjetesën ndërmjet dy gjinive të njëjta, ka dështuar herën e parë në Kuvendin e Kosovës për shkak se një pjesë e deputetëve të partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur publikisht se nuk do të votojnë një Kod të tillë.
Kundër janë shprehur edhe disa deputet të PDK e AAK.
Ndërkaq ky është njoftimi për Paradën e Krenarisë:
Ju ftojme ne Paraden/Ecjen e Krenarise sot prej ores 12:00 ne sheshin Skenderbeu ne Prishtine. Parada do te permbyllet me nje koncert ne pllatone e Pallatit te Rinise dhe Sporteve, ne Prishtine. Ju lusim shume qe per realizimin e intervistave, te jeni te pranishem te pakten gjysme ore para ecjes. Ju falenderojme per perkrahjen.












