Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka akuzuar qeverinë Kurti për korrupsion dhe keqpërdorime.
Krasniqi ka përmendur në veçanti rastin e Martin Berishajt.
“Sot në arenën ndërkombëtare na përfaqëson një njeri si Martin Berisha. Vjen në Kosovë dhe bën transaksione dhe nuk merret askush me të”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo ka thënë se po të ishte LDK në vendin që VV e ka tani, ata do të vepronin ndryshe.
“Paramendo na të kishim qenë në këtë pozitë qysh është LVV, këta e kishin kalllë Kuvendin me gaz e zolla”, ka thënë Krasniqi.