Kandidati i AAK-së për deputet me numër 10, Besnik Tahiri, ka përkujtuar në 35 vjetorin e vrasjes heroinën Ylfete Humolli, e cila ishte vrarë më 1 shkurt 1990 në protestat për liri.
Tahiri thotë se Ylfetja u bë një figurë e rëndësishme e kombit, dhe vrasja e saj nuk e ndali aspak frymën e lirisë, raporton VeriuInfo.
Postimi i Besnik Tahiri:
Ylfete Humolli, një heroinë e Kosovës, simbolizon dëshmimin e asaj që të rinjtë i humbën ëndrrat e fëmijërisë për shkak të okupimit serb. Ajo u vra më 1 shkurt 1990, në moshën 16-vjeçare, duke protestuar për liri dhe barazi për popullin e saj.
Dëshira e saj për liri dhe atdhedashuri ishte e qartë edhe në moshën e re, dhe ajo shquhej si një nxënëse e shkëlqyer, që e kuptonte rëndësinë e luftës për atdheun.
Ylfetja u bë një figurë e rëndësishme e kombit, dhe vrasja e saj nuk e ndali aspak frymën e lirisë. Vëllai i saj, Mentori, e vazhdoi këtë rrugë heroike, duke rënë dëshmor në vitin 1999 gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
Ylfetja mbetet simbol i pavdekshëm i luftës për liri dhe dinjitet, duke shërbyer si udhërrëfyes për brezat që do të vijnë.













