Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje me numër 91, Ismajl Kurteshi gjatë një takimi me qytetarë e ka vlerësuar lartë rolin e Albin Kurtit në proceset politike në Kosovë.
Kurteshi thotë se Albin Kurti e ka dëshmuar që nuk lëshon pe kur është në pyetje mbrojtja e interesave të shtetit, raporton VeriuInfo.
“E ka dëshmu që nuk ka lëshu pe kur ka qenë në koalicion me LDK-në, se po të kish lëshu pe ish mbet kryeministër. E ka humb karrigën, por nuk e ka humb fytyrën, karakterin dhe qendrimin e tij karshi interesave të shtetit”












