Kryetari i PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi, njëherësh kandidat për deputet, ka falënderuar të gjitha strukturat, aktivistët e qytetarët për tubimin masiv në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
“Nga zemra ju falënderoj për organizimin e jashtëzakonshëm dhe pjesëmarrjen masive në tubimin tonë elektoral. Puna dhe angazhimi juaj i palodhur tregojnë edhe një herë se PDK-ja është forca më e madhe politike në vend dhe alternativa e vetme për ta çuar Kosovën përpara.” – shkruan Kajtazi.
Postimi i plotë:
Të nderuar kryetarë të nëndegëve, anëtarë të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, të gjithë ju aktivistë të përkushtuar dhe qytetarë të Vushtrrisë,
Nga zemra ju falënderoj për organizimin e jashtëzakonshëm dhe pjesëmarrjen masive në tubimin tonë elektoral. Puna dhe angazhimi juaj i palodhur tregojnë edhe një herë se PDK-ja është forca më e madhe politike në vend dhe alternativa e vetme për ta çuar Kosovën përpara.
Bashkë, me përkushtim dhe energji, do të vazhdojmë ta dëshmojmë se Kosova e meriton më mirë!
Faleminderit secilit prej jush për kontributin dhe besimin!