Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas incidentit tragjik mbrëmjen e së shtunës, ku tre fëmijë humbën jetën pas u zunë nga shembja e një objekti.
Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave duke thënë se dhimbja ështtë e papëshkrueshme.
Tutje, Konjufca ka kërkuar hetim të plotë të këtij rasti.
“Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës.
Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit.
Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe!” – ka shkruar tutje kryeparlamentari.