Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë pas vendosjes së tarifave amerikane ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës?

02/02/2025 - 15:16
në Lajme
A A
Trump: S’ka zgjidhje tjetër – dëbim masiv për imigrantët ilegalë

ST CLOUD, MINNESOTA - JULY 27: U.S. Republican Presidential nominee former President Donald Trump arrives to speak during a rally at Herb Brooks National Hockey Center on July 27, 2024 in St Cloud, Minnesota. Trump hopes to flip the state of Minnesota this November, which hasn't been carried by a Republican in a presidential election since 1972. (Photo by Stephen Maturen/Getty Images)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa të reja ndëshkuese ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës, të cilat kanë hapur rrugën për tensione tregtare me tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara.

Trump e ka konfirmuar politikën e tij ekonomike, të premtuar gjatë, në mbrëmjen e 1 shkurtit, duke thënë se Uashingtoni do të godasë Kanadanë dhe Meksikën me tarifa prej 25 për qind në të gjitha mallrat, ndonëse importet kanadeze të energjisë do të përballen me tarifa prej 10 për qind.

Ai ka thënë se po vendos tarifa derisa të ndalet vala e migrantëve dhe qarkullimi i fentanolit ilegal në Shtetet e Bashkuara, ndonëse marrja e vendimit është duke u diskutuar në disa drejtime, dhe faktorët besohet të jenë të shumtë.

Në masat e reja përfshihen edhe tarifa prej 10 për qind në mallrat prej Kinës.

Tarifat në mallrat e të tria vendeve do të hyjë në fuqi më 4 shkurt.

Këto masa rrezikojnë nxitjen e një lufte tregtare, që mund t’i dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme ekonomitë e shteteve të shënjestruara, por edhe të Shteteve të Bashkuara, sidomos për faktin se Kanadaja, Meksika dhe Kina janë zotuar për kundërmasa.

Në urdhrin ekzekutiv të prezantuar nga Trumpi përfshihet edhe një pikë që i lejon presidentit t’i zgjerojë tarifat, nëse një shtet vendos kundërmasa ndaj SHBA-së.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka thënë se shteti i saj do të vendosë tarifa ndaj SHBA-së, ndërsa kryeministri i Kanadasë, Justin Truedeau, ka paralajmëruar masa hakmarrëse “me shtrirje të gjerë”.

Ministria e Ekonomisë e Kinës, e ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se Pekini do të ngre padi kundër Shteteve të Bashkuara në Organizatën Botërore të Tregtisë, dhe do të ndërmarrë kundërmasa, por pa dhënë më shumë hollësi.

Përgjigjja e Kanadasë, Meksikës dhe Kinës

Mallrat e tri vendeve, që Trumpi u ka vendosur tarifë, kanë përbërë 40 për qind të importeve në SHBA vitin e kaluar.

Në përgjigjen e saj televizive, Sheinbaum ka thënë se e ka udhëzuar ministrin e Ekonomisë që të përgjigjet me një varg masash, përfshirë tarifa potenciale prej 25 për qind në produktet amerikane.

Ajo i ka quajtur “shpifje” sugjerimet se Qeveria e Meksikës ka aleanca me organizatat kriminale, dhe që Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për të ndalur qarkullimin e armëve ilegale në Meksikë, të cilat përdoren nga kartelet.

Presidentja meksikane ka thënë se është e hapur në gjetjen e një zgjidhjeje me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se “problemet nuk zgjidhen duke vendosur tarifa, por duke biseduar”.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se shteti i tij do të përgjigjet me tarifa prej 25 për qind në mallrat amerikane në vlerë të 155 miliardë dollarëve, dhe se ato të zbatohen përmes disa fazave në javët në vijim.

Në një konferencë për media, Trudeau ka thënë se janë duke u shqyrtuar edhe masa tjera për minerale kritike si dhe prokurime prej Shteteve të Bashkuara, por pa dhënë më shumë hollësi.

“Nuk duam të përballemi me këtë, nuk e kemi kërkuar këtë”, ka thënë Trudeau. “Por, nuk do të zmbrapsemi nga mbrojtja e kanadezëve”.

Ai ka folur edhe për deklaratat e Trumpit se kufiri mes SHBA-së dhe Kanadasë përbën shqetësim për sigurinë, duke thënë që më pak se 1 për qind e fentanolit hyn në SHBA përmes kufirit verior.

Trudeau u ka bërë thirrje kanadezëve të blejnë “më pak produkte amerikane, të zgjedhin produkte kanadeze dhe shërbime kanadeze, në vend të atyre amerikane”.

Kryeministri kanadez e ka hapur derën për diskutime të mëtejmë me Uashingtonin, duke thënë se Kanadaja është e gatshme të investojë rreth 1 miliard dollarë në sigurinë kufitare, për t’i shmangur tarifat.

Tarifa prej 10 për qind në mallrat e Kinës është shtesë mbi tarifat e vendosura nga ish-presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Trumpi, në mandatin e parë.

Pekini është zotuar se do të marrë masa për t’i mbrojtur interesat kineze. Ministria e Jashtme e Kinës ka folur edhe për fentanolin, duke thënë se ekzistojnë kufizime të rrepta për eksport të kësaj lënde qysh prej vitit 2019.

Çfarë ndodh tash?

Tarifat mund t’i rrisin çmimet për konsumatorët, të çrregullojnë zinxhirin e furnizimeve, dhe të ndikojnë në ulje të vendeve të punës në disa sektorë.

Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara e kanë një ekonomi thellësisht të integruar, pasi mallra në vlerë të 2 miliardë dollarëve kalojnë nëpër pikat kufitare në baza ditore.

Shumë ekonomistë besojnë se tarifat dhe masat hakmarrëse mund t‘i rrisin çmimet për shumë produkte dhe të rrisin inflacionin. Kjo për shkakun se importuesit, dhe jo vendet që eksportojnë mallrat, detyrohen të paguajnë tarifën, dhe ata zakonisht e bartin këtë rritje te konsumatorët, duke rritur çmimet e produkteve.

Më 31 janar, Trump e ka pranuar se mund të ketë “çrregullim të përkohshëm të tregut” për shkak të tarifave, mirëpo e ka mbrojtur politikën, duke thënë se “tarifat do të na bëjnë shumë të pasur dhe të fuqishëm – dhe do t’i trajtojmë shtetet tjera në mënyrë shumë të drejtë”.

Një raport i publikuar në janar nga Instituti Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare, institut me bazë në Uashington, është sugjeruar se tarifat do të zvogëlonin rritjen ekonomike dhe do të rrisnin inflacionin, dhe që masat do të dëmtonin ekonomitë e Kanadasë, Kinës, Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Të tjerë i kanë duartrokitur masat e Trumpit.

Kongresisti Jason Smith, republikan nga Misuri – pjesëtar i një komiteti që mbikëqyr çështjet lidhur me taksat, dhe shpenzimet qeveritare – e ka përkrahur masën.

“Tarifat në importet prej Kanadasë, Meksikës dhe Kinës dërgojnë mesazh të fuqishëm se Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë në vend derisa kombet tjera dështojnë të ndalin qarkullimin e drogave ilegale dhe imigrantëve drejt vendit tonë”, ka thënë ai përmes një deklarate.

“Këto masa do t’i sjellin Qeverisë amerikane të hyra në vlera miliardëshe”. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë