Pas publikimit të një audio-incizimi në të cilin dyshohet për një rast ryshfeti e korrupsioni në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka pas zëra në media se ministri Liburn Aliu dhe zëvendësministri Hysen Durmishi kanë telashe mes vete.
Burime të Veriu.info nga Ministria e Mjedisit, Zhvillimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bëjnë të ditur se raportet mes Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit nuk janë aspak të mira.
Të njëjtat burime kanë treguar për Veriu.info se ministri Liburn Aliu dhe zëvendësministri Hysen Durmishi kanë pasur konflikt fizik muajin e kaluar.
“Konflikti mes tyre ka ndodhur në një punëtori të organizuar jashtë Prishtinës, ku pjesëmarrës ishin ministri Liburn Aliu, zëvendësministri Hysen Durmishi, zëvendësministrja Linda Çavdarbasha dhe stafi politik i tyre”, ka thënë burimi nga MMPHI.
Mësohet se konflikti fizik mes Liburn Aliu dhe Hysen Durmishit ka eskaluar edhe në gjuajtje me karrige dhe gjësende mes tyre./Veriu.info












