Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Prishtinë.
PK-ja ka bërë të ditur se në shtëpinë e viktimës është vjedhur kasaforta në të cilën ishte një pistoletë me tre karikatorë me nga 15 fishekë për të cilën ankuesi kishte leje.
‘‘VJEDHJE E RËNDË
Rr. Kosturi, Prishtinë / NN. Më 03.02.2025 është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar është vjedhur kasaforta në të cilën ishte një pistoletë me tre karikatorë me nga 15 fishekë për të cilën ankuesi kishte leje. Rasti në hetime’’, ka njoftuar Policia.