Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gashani i Partisë Guxo ia heqë Presidentes Osmani kompetencat nga Plani i Reagimit Kombëtar

04/02/2025 - 18:22
në Kryesore, Lajme
A A
Gashani i Partisë Guxo ia heqë Presidentes Osmani kompetencat nga Plani i Reagimit Kombëtar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ndryshim i fundit në Planin e Reagimit Kombëtar nga ana e zv.ministrit nga radhët e Partisë Guxo, Blerim Gashani, njëherësh kryesues i Grupit Punues, ia ka hequr kompetencat Presidentes Osmani, të cilat jo vetëm që i takojnë më Kushtetutë, por edhe kanë qenë çdoherë në Planet paraprake të reagimit kombëtar.

Sipas versionit paraprak të Planit të Reagimit Kombëtar të miratuar në vitin 2010 dhe që ka qenë në fuqi deri tani: “Këshilli i Sigurisë së Kosovës është përgjegjës për koordinimin e politikave dhe strategjive ndër-institucionale lidhur me menaxhimin e incidenteve vendore dhe ndërkombëtare, përkatësisht, siç urdhërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës”.

Por, sipas versionit të rishikuar të këtij është hequr plotësisht përkufizimi dhe kompetencat e Presidentes në këtë Plan Kombëtar janë fshirë duke i larguar komplet fjalët “siç urdhërohet nga Presidenti i Republikës”, dhe duke i zëvendsuar ato me kompetenca që i kalojnë Qeverisë së Kosovës.

Ky ndryshim cenon rolin kushtetues të Presidentes si udhëheqëse e Këshillit të Sigurisë në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme si dhe komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, ky ndryshim mund të ketë pasoja serioze në funksionimin e mekanizmave të sigurisë në vend, veçanërisht në situata krizash, ku rolet, kompetencat dhe përgjegjësitë e secilit autoritet dhe institucion shtetëror janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë dhe Ligjin për Themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Vlenë të theksohet se një largim i tillë i kompetencave të institucionit të Presidentit nuk është tentuar në të kaluarën përderisa Kosovën e kanë udhëhequr presidentë të tjerë. Poashtu, nuk është hera e parë që po tentohet të largohen kompetencat e Presidentes Osmani në fushën e sigurisë, pasi ajo vet kishte përdorë veton për të kthyer prapa në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë, pikërisht për shkak se ishin larguar kompetencat presidenciale në këtë fushë dhe ishte fshirë komplet kapitulli për gjendjen e jashtëzakonshme. Poashtu, siç merr vesh Indeksonline, tendenca për t’i larguar të gjitha kompetencat e Presidentes në fushën e sigurisë dhe inteligjencës kishte pasur edhe disa herë të tjera, por këto përpjekje ishin ndalur në komisionin parlamentar për siguri.

JU REKOMANDOJMË

Deri kur do të zgjasë mandati i Speciales? Flasin nga ZPS-ja

KMDLNj: Vizitat në Hagë për selfie e turizëm, Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
19/09/2026 - 14:11

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Chris Bennett, ka thënë se mandati i këtij institucioni vazhdon derisa të përfundojnë hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej...

Më shumëDetails

Skandaloze: Ahmeti thotë se në mbi 2 mijë e 600 faqe kurrikulare të nxënësve nuk ka gjetur emrin e plotë dhe as të shkurtër të UÇK-së

Skandaloze: Ahmeti thotë se në mbi 2 mijë e 600 faqe kurrikulare të nxënësve nuk ka gjetur emrin e plotë dhe as të shkurtër të UÇK-së
19/09/2026 - 13:21

Drejtori i organizatës joqeveritare ETEA, e cila merret me arsimin dhe kulturën në Kosovë, Agron Ahmeti, ka ngritur shqetësimin për mungesën e përfshirjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Më shumëDetails

Ky është 32-vjeçari që përfundoi në ndalim pas postimit për “plumbin” ndaj Donika Gërvallës

Sul’mohen tre policë në Mitrovicën e Veriut
19/09/2026 - 12:56

Një postim i publikuar në Facebook ka çuar në intervistimin dhe më pas ndalimin e një 32-vjeçari në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “Kanosja”. Më 18 shtator,...

Më shumëDetails

Koci avokatëve të krerëve të UÇK-së: I morët 40 milionë euro, tregoni çka ndodhi?

Koci: Strishoja e gojës së nënës është dhënë, s’ka arsye për të mos u liruar trupi i Faton Hajrizit
19/09/2026 - 12:45

Avokati, Arianit Koci ka deklaruar se avokatët e Thaçit dhe të tjerëve duhet të dalin publikisht me tregu çka ka ndodhë gjatë procesit dhe si erdhi deri te...

Më shumëDetails

Deda: Ka propagandë për të dekurajuar revoltën e njërëzve ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Qeveria vetëm duhet të dakordohet për draft-statut dhe ta çojë në Kushtetuese, Asociacioni s’përfundon deri në dimër të 2025
19/09/2026 - 12:23

Analisti Ilir Deda ka thënë se në Kosovë po bëhet propagandë për t’i dekurajuar qytetarët të shprehin revoltën ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. “Ka propagandë...

Më shumëDetails

Sonte nga ora 21:00 protesta e radhës në Prishtinë në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Sonte nga ora 21:00 protesta e radhës në Prishtinë në mbështetje të krerëve të UÇK-së
19/09/2026 - 11:52

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka paralajmëruar një tjetër tubim në Prishtinë, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia arrestoi veteranin e UÇK-së, kjo është parulla që e vendosi ai më herët kundër Gërvalles

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • “Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Takimi sekret: Smith thoshte se krerët e UÇK-së “do të marrin burgim të përjetshëm”, Trendafilova fyente simbolet e Kosovës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë