Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fluturimet e shtrenjta: Aviobileta nga Prishtina, sa dyfishi nga Tirana

04/02/2025 - 21:19
në Kryesore, Lajme
A A
Fluturimet e shtrenjta: Aviobileta nga Prishtina, sa dyfishi nga Tirana
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Schengen.

Po të ishin aviobiletat më të lira, nga kryeqyteti i tyre, mbase do të udhëtonin edhe më shumë, raporton Klan Kosova.

Krahasuar me atë të Tiranës e Shkupit, fluturimi nga aeroporti i Prishtinës është dukshëm më i shtrenjtë, në destinacione evropiane dhe jo vetëm.

Lëvizjet më të shpeshta të kosovarëve janë për në Gjermani, Zvicër e Austri, ku ka me shumë mërgatë.

Një biletë e nxjerrë brenda ditës, të martën e 4 shkurtit, për në Vjenë ishte 242 euro.

Fluturimi nga Tirana për në kryeqytetin austriak doli përgjysmë më lirë.

Një familjeje katër anëtarëshe kosovare për të udhëtuar drejt Romës i duhet t’i ndaj mbi 900 euro për biletat, nëse fluturon nga aeroporti “Adem Jashari” më 15 shkurt. Nga Tirana, fluturimi kthyes, në të njëjtën datë, nuk hip mbi 240 euro.

Kosovarët paguajnë rrastë kur nisen për në qytetet gjermane si Memmingeni e Shtutgarti.

Afër 200 euro shkon një biletë e vetme drejt këtyre destinacioneve nga Prishtina më 5 ose 20 shkurt.

Dukshëm më të lirë kushtojnë nisje-ardhjet, nga Shkupi 186 euro dhe Tirana 62 sish.

Të shtrenjta helm janë udhëtimet në destinacionet e mëdha turistike si Parisi apo Barcelona.

Bileta nga Prishtina drejt qytetit katalanas, më 17 shkurt kushton 205 euro për person, ndërkaq në Tiranë gjenden edhe me 83 euro.

E nëse nga kryeqyteti shqiptar drejt atij francez duhen paguar 156 euro ,më 10 shkurt prej Prishtinës në Paris shpenzohen tri herë më shumë para, në një biletë individuale.

Arsye pse fluturimet nga Prishtina janë më të shtrenjta se ato nga Tirana, e shpesh edhe nga Shkupi, ka të bëjë me taksat më të larta dhe monopolit për kerozinë (ndoshta edhe avoikompani) që imponohen në aeroportin Adem Jashari, si pasojë e politikave joprofesionale të autoriteteve qeveritare në Republikën e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

“Nga sot deri të mërkurën”, Kuvendi i Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
10/08/2026 - 08:23

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të hapë dyert për bashkatdhetarët edhe këtë vit, në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Aktiviteti do të mbahet nga sot,...

Më shumëDetails

Pajisjet e punës ia zbulojnë planin, 25 vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit

Pajisjet e punës ia zbulojnë planin, 25 vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit
10/08/2026 - 08:18

Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar në aeroportin e Memmingenit dhe është përjashtuar nga hyrja në Gjermani, pasi autoritetet dyshuan se kishte udhëtuar për të punuar, ndonëse kishte deklaruar...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
10/08/2026 - 08:03

Nuk raportohet për fluks të madh të hyrje-daljeve në pikat kufitare të Kosovës mëngjesin e sotëm. Sipas përditësimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, vetëm në pikëkalimet kufitare...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj: Rruga e vetmja rrugë për ta kthyer shtetin në binarë demokratik, shtatori po vjen Albin

Haradinaj për bisedën Kusari-Radojçiq: Në vend që të koordinohen me SHBA-të, këta bashkëpunojnë me terr’orista serb
09/08/2026 - 22:49

Daut Haradinaj nga Aleanca e ka përsëritur qëndrimin e tij për protesta në rrugë kundër Albin Kurtit. Ai ka shkruar në Facebook se “rruga është e vetmja rrugë...

Më shumëDetails

Më 12 gusht Europa do të përjetojë një eklips total të Diellit

Më 12 gusht Europa do të përjetojë një eklips total të Diellit
09/08/2026 - 22:25

Dita do të shndërrohet shkurtimisht në natë për disa pjesë të Evropës këtë javë, ndërsa kontinenti përjeton eklipsin e parë diellor në gati tre dekada. Ngjarja e rrallë...

Më shumëDetails

Ardian Gjini: Vetëvendosje po na sulmon me “grejza” sepse po e shohin rritjen e madhe të Aleancës

Ardian Gjini: Vetëvendosje po na sulmon me “grejza” sepse po e shohin rritjen e madhe të Aleancës
09/08/2026 - 22:06

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Noval Media”, Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka dërguar mesazhe të prera politike lidhur me zhvillimet në vend dhe pozicionin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik

    Bie pak çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë, caktohen çmimet tavan për sot e nesër

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dorëzohet Elvis Hoxha për dezinformatën me Time Kadriajn: Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Bajraktari: Tri alternativa për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë