Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fluturimet e shtrenjta: Aviobileta nga Prishtina, sa dyfishi nga Tirana

04/02/2025 - 21:19
në Kryesore, Lajme
A A
Fluturimet e shtrenjta: Aviobileta nga Prishtina, sa dyfishi nga Tirana
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Schengen.

Po të ishin aviobiletat më të lira, nga kryeqyteti i tyre, mbase do të udhëtonin edhe më shumë, raporton Klan Kosova.

Krahasuar me atë të Tiranës e Shkupit, fluturimi nga aeroporti i Prishtinës është dukshëm më i shtrenjtë, në destinacione evropiane dhe jo vetëm.

Lëvizjet më të shpeshta të kosovarëve janë për në Gjermani, Zvicër e Austri, ku ka me shumë mërgatë.

Një biletë e nxjerrë brenda ditës, të martën e 4 shkurtit, për në Vjenë ishte 242 euro.

Fluturimi nga Tirana për në kryeqytetin austriak doli përgjysmë më lirë.

Një familjeje katër anëtarëshe kosovare për të udhëtuar drejt Romës i duhet t’i ndaj mbi 900 euro për biletat, nëse fluturon nga aeroporti “Adem Jashari” më 15 shkurt. Nga Tirana, fluturimi kthyes, në të njëjtën datë, nuk hip mbi 240 euro.

Kosovarët paguajnë rrastë kur nisen për në qytetet gjermane si Memmingeni e Shtutgarti.

Afër 200 euro shkon një biletë e vetme drejt këtyre destinacioneve nga Prishtina më 5 ose 20 shkurt.

Dukshëm më të lirë kushtojnë nisje-ardhjet, nga Shkupi 186 euro dhe Tirana 62 sish.

Të shtrenjta helm janë udhëtimet në destinacionet e mëdha turistike si Parisi apo Barcelona.

Bileta nga Prishtina drejt qytetit katalanas, më 17 shkurt kushton 205 euro për person, ndërkaq në Tiranë gjenden edhe me 83 euro.

E nëse nga kryeqyteti shqiptar drejt atij francez duhen paguar 156 euro ,më 10 shkurt prej Prishtinës në Paris shpenzohen tri herë më shumë para, në një biletë individuale.

Arsye pse fluturimet nga Prishtina janë më të shtrenjta se ato nga Tirana, e shpesh edhe nga Shkupi, ka të bëjë me taksat më të larta dhe monopolit për kerozinë (ndoshta edhe avoikompani) që imponohen në aeroportin Adem Jashari, si pasojë e politikave joprofesionale të autoriteteve qeveritare në Republikën e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Kurti në ditën e Pavarësisë së Francës: U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme
Lajme

Kurti në ditën e Pavarësisë së Francës: U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme

14/07/2025 - 22:28
Dënimet me burgim për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK: Vendim i papranueshëm në aspektin juridik e logjik
Kryesore

Dënimet me burgim për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK: Vendim i papranueshëm në aspektin juridik e logjik

14/07/2025 - 22:07
Gorani për Osmanin dhe deklaratat për Trump: Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet
Kryesore

Gorani për Osmanin dhe deklaratat për Trump: Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet

14/07/2025 - 21:46
Ambasadori francez i bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik
Lajme

Ambasadori francez i bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik

14/07/2025 - 21:32
Krasniqi e njofton emisaren e MB-së për “qëndrimet e PDK-së t’i dhënë zgjidhje situatës”
Kryesore

Krasniqi e njofton emisaren e MB-së për “qëndrimet e PDK-së t’i dhënë zgjidhje situatës”

14/07/2025 - 20:51
Mbyllet pishina e Gërmisë, kjo është arsyeja
Lajme

Mbyllet pishina e Gërmisë, kjo është arsyeja

14/07/2025 - 20:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • AAK nuk e kandidon Pal Lekajn për kryetar të Gjakovës, pritet sabotimi i kandidaturës së Ardian Gijinit?!

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kusari për Leonardin: Nuk njoh person që vrasjen e motrës apo ndonjë tragjedi tjetër e ka menaxhuar më me njerzillëk se ai

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kryeziu: Grenell është i pasaktë, Osmani e tha të vërtetën – ky njeri e informoi Trumpin për kërcënimin ndaj Kosovës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjyqtari i Speciales: Mund të japim edhe dënime me burg të përjetshëm

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë