
Pas fitores së Kosovës ndaj Irelandës së Veriut me rezultat 3:2, deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka uruar futbollistët kosovar.
Ai thotë se kjo është fitore për ikonën e futbollit tonë Fadil Vokrrin, transmeton Veriu.info
Postimi i Bekim Haxhiut:
Fitore e madhe kundër Irlandës së Veriut,
Fitore për ikonën e futbollit tonë Fadil Vokrri!
Kur të tjerët filluan ta harrojnë 9-shin dhe familjen e tij, shpirti i Vokrrit u shfaq sonte në fushë për gol në minutën e 9-të.
Fitores sonte ju gëzuan edhe ata që dikur ishin kundër kombëtares së Kosovës, kjo është fuqia ikonike e legjendës Fadil Vokrri dhe e sportit qe i bashkon njerëzit!
Urime Djema 🇽🇰 🙌
Urime te gjithë futbolldashësve⚽️












