Jozi është përjashtuar nga “Big Brother VIP Albania”.
Këngëtari u përjashtua nga gara pasi mbrëmë pas “prime-it”, në një debat e sipër me Gjestin, këtë të fundit e quajti “kop*l shk*ne”.
Një ofendim i tillë ka prekur rëndë Gjestin, i cili ka ruajtur gjakftohtësinë për t’i treguar që kjo nuk është një gjë që i thuhet dikujt nga Kosova, shkruan IndeksOnline.
Vëllai i madh ka vendosur që Jozi të përjashtohet nga gara, duke mos e toleruar aspak një fyerje të nivelit të tillë.
Kjo nuk është hera e parë që Jozi, në kuadër të lojës, ofendoi Gjestin./IndeksOnline/