Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

08/11/2026 - 16:46
në Kryesore, Lajme
A A
Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bisedat e monitoruara nga Prokuroria Themelore në Prizren zbulojnë diskutimet mes Eduard Kaçinarit, të dëmtuarit dhe familjarëve të tij për borxhe që përmenden në shuma deri në 550 mijë euro. Në tavolinë diskutohet edhe kalimi i shtëpisë dhe lokaleve në emër të Kaçinarit, ndërsa një pjesë e bisedës përqendrohet te 150 mijë eurot që do të paguheshin për lirimin e pronës nga hipoteka.

Një takim që nisi në veturë, vazhdoi në një lokal në fshatin Lubizhdë të Prizrenit dhe zgjati rreth një orë e gjysmë, është një nga provat kryesore që Prokuroria Themelore në Prizren i ka përfshirë në aktakuzën ndaj Eduard dhe Anton Kaçinarit, të dyshuar për fajde dhe detyrim.

Në këtë takim, të zhvilluar më 9 mars 2026, morën pjesë Eduard Kaçinari, i dëmtuari, nëna dhe vëllai i tij, si dhe Kristjan Domgjoni, të cilin Prokuroria e përshkruan si ndërmjetësues.

Nga bisedat kuptohet se në fokus të takimit ishin disa borxhe, pagesat e kamatave, një shumë që lidhej me Bernard Bytyqin dhe mënyra se si do të shlyheshin detyrimet. Në disa momente, palët flasin për 80 mijë, 98 mijë, 200 mijë, 350 mijë, 450 mijë dhe 550 mijë euro.

Pikërisht këto shuma janë pjesë e rëndësishme e rastit, pasi Prokuroria pretendon se borxhet dhe kamatat ishin rritur në atë masë sa që të dëmtuarit po i kërkohej t’i linte pronat për shlyerjen e tyre.

Takimi nis me dokumentet e pronës dhe borxhin në bankë

Para se të uleshin në lokal, Eduard Kaçinari takohet me të dëmtuarin dhe familjarët e tij në afërsi të një supermarketi në Prizren. Ata hyjnë në veturën e tij dhe vazhdojnë rrugën duke biseduar.

Në fillim të bisedës, i dëmtuari i tregon se i ka përgatitur dokumentet e nevojshme, përfshirë ato të kadastrit, dëshmitë për dëmin dhe borxhin në bankë.

Eduardi: Sa është borxhi?

I dëmtuari: Për momentin…

Eduardi: 135 mijë?

I dëmtuari: Kanë qenë 134 mijë e diçka.

Eduardi: Deri kur?

I dëmtuari: Deri para një jave.

Eduardi: Plus shpenzimet e përmbaruesit?

I dëmtuari: Po, aty diku deri në 142-143 mijë shkon.

Më pas, ata diskutojnë për parcelat, lokalet dhe dokumentet e pronës. I dëmtuari i tregon se lokalet janë të ndara në njësi të ndryshme dhe se dokumentet janë legalizuar nga kadastri.

Në lokal diskutohet për kamatat dhe borxhin e Bernardit

Pasi arrijnë në lokalin në Lubizhdë, atyre u bashkohet Kristjan Domgjoni. Biseda nis me diskutimin për afatet e shtyra të pagesave, të cilat në bisedë quhen “vade”.

Eduard Kaçinari thotë se afatet janë shtyrë disa herë.

Eduardi: Asnjë, asnjë “vade” hiq, krejt 20 “vade” u shtynë.

Kristjani: Për “vade” po e di. Sa jemi konë, unë sa pata hy edhe si ndërmjetësues, nuk u kry, pastaj u shtynë edhe një muaj, dy, nuk u kry.

I dëmtuari thotë se edhe përkundër mundësive që, sipas tij, ia kishte ofruar Eduardi, nuk kishte arritur t’i përmbushte pagesat. Ai përmend se lokalet tashmë ishin në hipotekë dhe se kishte tentuar t’i shiste.

Në këtë pjesë, Eduardi shpjegon se edhe pronat e tij janë të lidhura me kredi bankare dhe se e njeh nga përvoja se si funksionojnë hipotekat.

Eduardi: Krejt vendi është hipotekë.

I dëmtuari: Po, po.

Eduardi: Pa e paguar kredinë nuk mundesh me e hequr.

Më pas, në bisedë përfshihet edhe nëna e të dëmtuarit, e cila kërkon të kuptojë se çfarë po ndodh me pronën dhe borxhet.

“Unë e marr krejt përgjegjësinë për borxhin e Bernardit”

Një pjesë e gjatë e bisedës i kushtohet borxhit që lidhej me Bernard Bytyqin.

I dëmtuari shpjegon se paratë e marra nga Bernardi ishin përdorur për të, por se kishte pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në atë histori. Ai thotë se tashmë është ndarë nga personi tjetër me të cilin kishte pasur obligime të përbashkëta dhe se po e merrte përsipër përgjegjësinë për borxhin.

I dëmtuari: Na paratë i kemi marrë te Edi, borxhi është i imi. Tash jemi nda. Është problem sa kam marrë te Edi dhe sa kam paguar te Edi.

Më pas, ai e sqaron se po e merrte përsipër edhe borxhin e Bernardit.

I dëmtuari: Unë e marr krejt përgjegjësinë e Bernardit, sa ka borxh Bernardi.

Eduardi: E di, e di.

Gjatë kësaj bisede përmendet shuma prej 82 mijë eurosh, për të cilën i dëmtuari thotë se ishte marrë në para të gatshme përmes Bernardit.

I dëmtuari: Shkurt, gati 100 mijë pare të marra.

Eduardi: Ky thotë kam la, Toni s’ka marrë asnjë dinar.

I dëmtuari: Unë i kam marrë. Me krejt, sa janë marrë kesh, janë 82 mijë euro.

Eduardi i thotë se për këtë pjesë duhet të merret vesh me Bernardin dhe i ofron mundësinë që të tërhiqet nga përgjegjësia për borxhin e tij.

Eduardi: Nëse don me u tërheqë prej borxhit të Bernardit, tërhiqu kur të duash.

I dëmtuari: Jo.

Eduardi: Nuk e ke patjetër ti me marrë borxhin e tij. Unë çka bëj me Bernardin, atëherë unë e di çka bëj me të.

Por i dëmtuari këmbëngul se do ta marrë përgjegjësinë dhe se nuk dëshiron të largohet nga ajo marrëveshje. Ai kërkon që shuma të llogaritet drejt dhe që të jetë e qartë se sa para janë marrë e sa janë paguar.

Në një moment, Eduardi thotë se nëse i dëmtuari nuk tërhiqet nga borxhi i Bernardit, atëherë ai do të merret vetë me Bernardin dhe do të kërkojë shlyerjen e borxhit.

Eduardi: Për Bernardin i them (viktimës), e ka larë borxhin e vet, unë e ndjek Bernardin. Për paratë e tua, nëse ti nuk je duke u tërhequr, në dashtë shtëpinë, ti ke me marrë shtëpinë.

Kjo pjesë e bisedës tregon se borxhi i Bernardit po diskutohej së bashku me detyrimet e të dëmtuarit, ndërsa në tavolinë përmendej edhe mundësia që prona të përdorej për shlyerjen e tyre.

Nga 98 mijë në 200 mijë euro

Në pjesën tjetër të takimit, biseda kthehet te shuma që lidhej me paratë e marra nga Bernardi.

Eduard Kaçinari përmend se shuma e marrë ishte 98 mijë euro dhe se për shkak të kamatave të papaguara ishte rritur në 200 mijë euro.

Eduardi: Ai i ka marrë rrafsh e rrumbullak 98 mijë euro dhe ai ia ka bërë kështu, çka janë bërë interesat, i ka qitur në borxh, i ka qitur në borxh.

I dëmtuari: Domethënë, tash 98 mijë janë të marra pare kesh, veç pse nuk ka paguar interes ky, për këtë fajde u bë 200 mijë?

Eduardi: Po.

I dëmtuari: Domethënë, ka përfunduar me krejt ata muaj që ky nuk ka paguar?

Eduardi: Po, qe një vit.

I dëmtuari thotë se e ka marrë përsipër këtë shumë dhe se, sipas bisedës që kishte pasur me Eduardin, borxhi ishte fiksuar në 200 mijë euro.

Në të njëjtën pjesë, ai përmend edhe borxhin e tij personal. Thotë se për një periudhë kishte pasur vështirësi me pagesat, se disa kamata i ishin falur e disa ishin shtyrë, ndërsa në një moment kishte pasur marrëveshje që kamata të ulej në pesë për qind.

Por Eduardi e kundërshton një pjesë të llogaritjes dhe përmend shuma të tjera.

I dëmtuari: Herën e fundit kur i kemi bërë si total, kanë qenë 170 mijë euro, a po?

Eduardi: 230 mijë euro.

I dëmtuari: Jo, pare sa kanë qenë njëherë 160 mijë edhe 10 mijë që i kam marrë për atë doktorin.

Biseda vazhdon me përmendjen e 180 mijë dhe 230 mijë eurove. I dëmtuari thotë se kishte paguar kamata mujore, përfshirë nga 1 mijë e 500 euro, ndërsa Eduardi i kërkon që t’i llogarisin pagesat.

Më pas, i dëmtuari thotë se pas rastit të Bernardit, borxhi i tij ishte rritur në 350 mijë euro.

I dëmtuari: Kur erdhi puna e Bernardit, kur shkuam në barakë, ky më tha mua: tash ti i ke 350 mijë.

Eduardi: Krejt çka s’i ke la.

I dëmtuari: Krejt çka s’i kam la. Tash jo më me pesë për qind, tha…

Eduardi: Me 10.

I dëmtuari thotë se shuma prej 350 mijë eurosh përfshinte borxhin e tij dhe kamatat, ndërsa 200 mijë euro të tjera ishin borxhi i lidhur me Bernardin.

I dëmtuari: Unë tash i kam 350 mijë si (viktima), që i kam marrë me gjithë interes, po flasim edhe 200 mijë të Bernardit. Bëjnë 550 mijë. Ti nuk ke qenë në tavolinë me ne për këto 550 mijë. Edi i pranon me i marrë lokalet e mia, për me la borxhin, me dalë zero-zero.

Kështu, në bisedë përmendet për herë të parë shuma prej 550 mijë eurosh, e cila përbëhej nga 350 mijë euro që i dëmtuari ia atribuonte borxhit të vet dhe 200 mijë euro që lidheshin me Bernardin.

450 mijë euro për borxhin dhe 150 mijë për kredinë bankare

Në vijim të bisedës, palët diskutojnë se si do të mbyllej marrëveshja dhe çfarë shume duhej të paguhej për ta liruar pronën nga hipoteka.

I dëmtuari thotë se lokalet i kishte nxjerrë në shitje për 450 mijë euro. Ai shpjegon se, edhe nëse shiteshin, pas zbritjes së kredisë bankare nuk do t’i mbetej shuma e mjaftueshme për ta mbyllur borxhin.

Në bisedë përmendet edhe një shumë prej 150 mijë eurosh, që lidhej me kredinë bankare.

I dëmtuari: Problemi është që ka kredi.

Kristjani: Sa është kredia?

I dëmtuari: 134 mijë, 135 mijë. Me përmbarues mundet me shku 140 mijë.

Eduardi: 140.

I dëmtuari: 140 mijë komplet për me u la. Këtë e kemi bërë si një barazim dhe e kemi lënë fiks 150 mijë.

Më pas, Eduardi thotë se për këto para i duhet garanci, pasi edhe ai vetë do të hynte në borxh për t’i siguruar.

Eduardi: Unë jam tu hy në borxh. Për borxh du me m’garantu.

Në këtë pjesë përmendet edhe një person tjetër, nga i cili Eduardi thotë se do të merrte para. Ai shpjegon se kishte kërkuar 150 mijë euro, ndërsa personi tjetër kishte diskutuar mundësinë e sigurimit të një shume më të madhe.

Gjatë bisedës, i dëmtuari i tregon Eduardit se kishte pasur edhe një mosmarrëveshje për shkak të rastit të Bernardit dhe se policia e kishte kontaktuar.

Eduardi, nga ana e tij, thotë se edhe ai ishte kontaktuar nga policia dhe se kishte dhënë paratë, duke shtuar se kërkonte që çështja të zgjidhej përmes pagesës së borxhit.

“Duhet me ma nënshkru edhe shtëpinë, jo veç lokalet”

Në një moment, i dëmtuari e përshkruan bisedën që kishte pasur me Eduardin për mënyrën se si do të bëhej marrëveshja.

Sipas tij, fillimisht kishte kërkuar që t’i kalonte vetëm lokalet dhe kredinë, por Eduardi kishte kërkuar që të përfshihej edhe shtëpia.

I dëmtuari: Jam tu i thënë, të shkoj të flas në shtëpi edhe njëherë, se nuk mundem unë si (viktima) me ardhë me t’i nënshkru veç lokalet ty edhe kredinë. Ky tha jo, për me ma nënshkru krejt, duhet me ma nënshkru edhe shtëpinë komplet.

Eduardi: Se mi ti dhënë edhe 120 mijë euro.

I dëmtuari e pyet nëse 150 mijë eurot që do t’i jepte Eduardi do të ishin me interes apo pa interes.

I dëmtuari: Qito 150 mijë, a je tu mi dhënë me interes a pa interes?

Eduardi: Borxh jam tu i marrë, borxh jam tu t’i lënë.

Sipas të dëmtuarit, Eduardi i kishte ofruar një muaj afat për kthimin e parave, por nëse nuk do të arrinte t’i kthente, atëherë do të duhej të paguante me interes.

Eduardi thotë se po kërkonte garanci për paratë që do t’i jepte dhe se nuk mund të hynte në borxh pa pasur siguri.

Në bisedë diskutohet edhe mundësia që familjarë ose persona të tjerë të garantonin për të dëmtuarin. Megjithatë, ai thotë se nuk kishte gjetur askënd që të garantonte për shuma të tilla.

550 mijë euro, 450 mijë euro dhe llogaritja prej 650 mijë eurosh

Gjatë diskutimit, shumat ndryshojnë disa herë. Në një moment, Eduardi përmend 550 mijë euro, ndërsa në një tjetër thotë se kërkesa e tij ishte 450 mijë euro, plus 150 mijë eurot e kredisë.

Eduardi: 550 mijë.

I dëmtuari: Po, 550 mijë.

Eduardi: Mrena një viti, 500, edhe i vëmë kapak edhe një vit.

I dëmtuari: 500, plus paret e kreditit je tu thonë?

Eduardi: Edhe paret e kreditit.

I dëmtuari: 650 mijë i bie.

Në një pjesë tjetër, Eduardi thotë se 450 mijë euro ishin borxhi që kërkonte, ndërsa 150 mijë euro ishin paratë që do të paguheshin për kredinë.

Eduardi: 450 mijë aty edhe 150 të kreditit janë këto pare, (përmendet emri i viktimës).

I dëmtuari e pyet nëse 150 mijë eurot do të jepeshin pa interes.

Eduardi thotë se për këtë shumë nuk do të kërkonte kamatë, por kërkonte që paratë të ishin të garantuara me dokumente.

Në një tjetër pjesë të bisedës, Eduardi përmend se duhet t’ia dërgojë vëllait të tij 300 mijë euro dhe se nuk dëshiron të mbetet në borxh ndaj tij.

Eduardi: Vëllai jem po lyp 300. Unë 300 kam me ia dhënë vëllait tem.

Kjo pjesë tregon se në llogaritjet e diskutuara përfshiheshin edhe detyrime që Eduardi thoshte se i kishte ndaj familjarëve të tij. Megjithatë, transkripti nuk e sqaron plotësisht se si lidhej kjo shumë me llogaritjen përfundimtare të borxhit të të dëmtuarit.

Nëna kërkon afat dhe pyet se çfarë do të ndodhë me shtëpinë

Gjatë takimit, nëna e të dëmtuarit ndërhyn disa herë. Ajo kërkon që para nënshkrimit të dokumenteve t’i jepet edhe një javë kohë, pasi dëshiron të bisedojë me babanë e saj.

Nëna e viktimës: Sot një javë, a je tu ma dhanë këtë afat mu me provu a po vjen ai baba jem?

Eduardi i thotë se nuk mund të presë gjatë, pasi edhe ai duhet t’i përgjigjet personit prej të cilit do t’i merrte paratë.

Nëna e të dëmtuarit vazhdon të kërkojë kohë, ndërsa Eduardi thotë se dokumentet mund të përgatiten shpejt dhe se kontrata do të shërbente si garanci për paratë.

Eduardi: Një sahat kemi punë me bo kontratë, një sekondë kemi punë me e shky kontratën.

Ai thotë se nëse të dëmtuarit ia kthen paratë brenda afatit, kontrata do të prishet te noteri.

Nëna e të dëmtuarit shpreh shqetësimin për pasojat që mund të ketë nënshkrimi i dokumenteve.

Nëna e viktimës: Për shembull, ti tash dil prej shpisë e lëshoma shpinë, sikur për shembull mu qysh po më dhimet e jemja edhe ajo s’ka ku me shku.

Në një pjesë tjetër, ajo pyet se sa vite do t’i duheshin të birit për t’i kthyer paratë, duke përmendur shpenzimet për ushqim, mjekim dhe barna.

Nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu për me t’i kthy ato pare?

Eduardi: Unë du me i pas paret e garantuara me letra.

Më pas, Eduardi thotë se në kontratë mund të përcaktohej një afat dyvjeçar dhe se prona do të mbetej e të dëmtuarit nëse paratë ktheheshin brenda këtij afati.

Eduardi: Unë du me i garantu paret e mia te noteri e bëjmë kontratë dy vjet. Me më pritë për ato pare, atë ditë që bëhet kjo kontratë, brenda dy vjetëve i kthen … (viktima) paret, prona është e (viktimës) apet.

Ai shton se prona do të bllokohej në mënyrë që asnjëra palë të mos mund ta shiste gjatë kësaj periudhe.

“150 mijë eurot nuk kanë interes”

Në pjesën e mëvonshme të bisedës, Eduardi e përsërit se 150 mijë eurot që do t’i jepte për kredinë bankare nuk do të kishin interes.

Eduardi: Edhe këto 150 mijë euro, si i marr, nuk ka me pagu interes. Unë jam tu i marrë në besë.

Ai thotë se do të merrej vetë me personin që ia kishte dhënë paratë dhe se i dëmtuari nuk do të kishte përgjegjësi për kamatat e asaj shume.

Eduardi: Ai nuk mundet me më lypë mua kamatë. Marrëveshja është borxh.

Ndërkohë, në bisedë diskutohet edhe nëse lokalet mund të vazhdonin të shfrytëzoheshin, të jepeshin me qira apo të shiteshin. Eduardi thotë se lokalet mund të vazhdonin të përdoreshin nga familja, por se ai kërkonte garanci për paratë e veta.

Ai gjithashtu thotë se nuk do ta kalonte menjëherë pronën në kadastër, por do të priste afatin e përcaktuar në kontratë.

Eduardi: Nuk du me përkthy, le të rrijë Agim Qosja aty.

Në këtë pjesë të bisedës, palët diskutojnë për mënyrën se si do të regjistrohej kontrata, për afatin e saj dhe për dokumentet që do të duhej të dorëzoheshin në kadastër.

Diskutimi për pagesat përmes bankës dhe personin e tretë

Në pjesën e fundit të takimit, biseda kalon te mënyra se si do të siguroheshin paratë dhe si do të kryheshin transferet.

Eduard Kaçinari përmend mundësinë që paratë të kalonin përmes një personi të tretë, duke thënë se në këtë mënyrë do ta kishte më të lehtë t’i siguronte ato.

Eduardi: Jam tu e qit një person të tretë, për shembull Arianin, me bo transfer, mi amë mu paret në bankë.

Ai shpjegon se do të ishte më e lehtë nëse paratë do të kalonin përmes këtij personi, pasi në rast të pyetjeve nga institucionet do të duhej të shpjegonte prejardhjen e tyre.

Eduardi: Për mu është ma lehtë nëpërmjet atij, mos me më dhënë llogari fort se të thërrasin prej Prishtinës: pse i more këto pare, qysh don me i kthy?

I dëmtuari i thotë se nuk e shqetëson se në emër të kujt do të kalonin paratë, por se ai po bisedonte drejtpërdrejt me Eduardin.

Në vazhdim, Eduardi përmend edhe mundësinë e marrjes së një huaje prej 150 mijë eurosh përmes bankave.

Kthehen te borxhi i Bernardit dhe kamata prej 10 për qind

Në fund të takimit, biseda kthehet sërish te borxhi i Bernardit dhe te shuma prej 98 mijë eurosh.

I dëmtuari thotë se për paratë e marra ishte aplikuar kamatë mujore prej 10 për qind.

I dëmtuari: Te Bernardi janë la, muaj për muaj ka 10 për qind. Të atyre pareve që janë marrë.

Eduardi: Po.

I dëmtuari: Nuk ka marrë as zero pikë zero një cent më tepër në interes. Dhjetë për qind i kam marrë te Toni, dhjetë për qind i ke edhe ti.

Eduardi më pas thotë se Bernardi kishte marrë edhe disa shuma të tjera prej tij, por se ato para ishin përdorur për t’i paguar borxhe personave të tjerë.

Eduardi: Bernardi dy herë ka marrë para te unë, fshehtas Tonit, t’ia lajë Fatonit.

I dëmtuari e pyet se për çfarë shume bëhej fjalë.

Eduardi: Ndoshta i ka marrë dy-tre mijë euro, dy herë ka marrë nga dy-tre mijë euro.

Më pas, të dy kthehen te shuma prej 98 mijë eurosh.

I dëmtuari: Sa pare tha ti edhe njëherë fiks janë të marra te Toni?

Eduardi: Unë e di 98.

I dëmtuari: 98 mijë?

Eduardi: 98 mijë euro, mos të jenë më shumë.

I dëmtuari: 98 mijë euro, me 10 për qind bëjnë 9 mijë e 800 në muaj.

Eduardi thotë se Bernardi kishte paguar disa muaj, por se nuk e dinte saktësisht sa dhe se duhej të kontrolloheshin datat.

Në këtë pjesë, Eduardi përmend se Bernardi kishte përdorur paratë edhe për të shlyer borxhe të tjera. Ai thotë se disa herë ia kishte shtyrë afatet e pagesave, por se më pas Bernardi i kishte shlyer borxhet e veta te persona të tjerë.

I dëmtuari ndërhyn duke thënë se kishte paguar edhe vetë shuma të konsiderueshme dhe përmend një pagesë prej 50 mijë eurosh që, sipas tij, ia kishte dorëzuar Eduardit në janar.

I dëmtuari: Unë t’i kam dhënë masanej në janar veç 50 mijë.

Eduardi fillimisht shfaqet i pasigurt për datën, ndërsa i dëmtuari këmbëngul se pagesa ishte bërë në janar të vitit 2025.

I dëmtuari: Me 9 janar u kon muhabeti. Tash një vit t’i kam dhënë 50 mijë euro.

Eduardi kundërshton vitin dhe thotë se bëhet fjalë për janarin e vitit 2024. Biseda vazhdon me diskutimin se si ishin shtyrë pagesat dhe se çfarë shume ishte llogaritur për mbylljen e borxhit.

Takimi përfundon me palët që thonë se do të takoheshin sërish pas dy ditësh.

Sipas aktakuzës, takimi i 9 marsit u pasua nga një tjetër takim më 11 mars, kur i dëmtuari dhe nëna e tij shkuan te përmbaruesi për procedurat e lirimit të pronës nga hipoteka, me qëllim që më pas të vazhdonin te noteri për bartjen e shtëpisë dhe lokaleve. Në atë takim, sipas Prokurorisë, ndërhyri Policia dhe arrestoi Eduard Kaçinarin.

Prokuroria Themelore në Prizren e akuzon Eduard Kaçinarin për fajde dhe detyrim, ndërsa Anton Kaçinarin për veprat që lidhen me fajdenë dhe detyrimin në bashkëkryerje. Pretendimet e aktakuzës ende duhet të shqyrtohen nga gjykata dhe të akuzuarit prezumohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar. /Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Kryeministri britanik i shkruan Kurtit: Mbështesim palëkundshëm Kosovën, respektoni mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik i shkruan Kurtit: Mbështesim palëkundshëm Kosovën, respektoni mandatin e Gjykatës Speciale
08/11/2026 - 16:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Në letrën e tij, Burnham ka theksuar partneritetin e kahershëm...

Më shumëDetails

Kush është Selman Ajvazi dhe çfarë roli ka në parapolitikën e Faton Pecit, ndërsa vëllai i tij përfitoi kontratë 54 mijë euroshe dhe u bë diplomat?

Kush është Selman Ajvazi dhe çfarë roli ka në parapolitikën e Faton Pecit, ndërsa vëllai i tij përfitoi kontratë 54 mijë euroshe dhe u bë diplomat?
08/11/2026 - 16:04

Ishte viti 2022, kur Agjencia Pyjore e Kosovës, institucion që vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, nën udhëheqjen e ish-ministrit Faton Peci, i kishte dhënë Njazi Ajvazit...

Më shumëDetails

Katër shoferë të dehur kapen në Ferizaj, Policia i “sakaton” me dënime

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
08/11/2026 - 15:47

Katër shoferë janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit. Sipas njoftimit të Policisë, rastet janë evidentuar në...

Më shumëDetails

Policia njofton nxjerrjen e automjetit nga Liqeni i Ujmanit i cili ishte fundosur një vit më parë

Policia njofton nxjerrjen e automjetit nga Liqeni i Ujmanit i cili ishte fundosur një vit më parë
08/11/2026 - 15:31

Sot njësitë policore të rendit se bashku me njësitet e specializuar të Policisë së Kosovës (NJSO, NJRSH, NJNSH), ne bashkëpunim me Epikën Nacionale e Kërkim Shpëtimit, Agjensionin për...

Më shumëDetails

5 vende nuk e njohin, aplikacioni s’ka lëvizur qe 4 vjet – çfarë këshillohet Kosova që të bëjë në rrugën drejt BE

5 vende nuk e njohin, aplikacioni s’ka lëvizur qe 4 vjet – çfarë këshillohet Kosova që të bëjë në rrugën drejt BE
08/11/2026 - 15:09

Për Malin e Zi, rruga drejt Bashkimit Evropian ka hyrë në një fazë vendimtare. Për Kosovën, procesi ende nuk ka nisur zyrtarisht. Dy vende fqinje, me të njëjtën...

Më shumëDetails

Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj

Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj
08/11/2026 - 14:37

Kosova ka importuar mallra në vlerë prej mbi 6.3 miliardë eurosh gjatë periudhës janar–tetor 2026, ndërsa eksportet arritën në 960 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën

    ‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kush është Selman Ajvazi dhe çfarë roli ka në parapolitikën e Faton Pecit, ndërsa vëllai i tij përfitoi kontratë 54 mijë euroshe dhe u bë diplomat?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    252 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63
  • Sinani publikon foto nga pushimet, Andrra shfaqet me bikini (Foto)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë