Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump Jr, e ka rishpërndarë postimin që emisari për Misione të Posaçme, Richard Grenell, të bërë tri ditëve në lidhje me qëndrimin ndaj Qeverisë Kurti. Ndërkohë, kryeministri Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu janë përgjigjur ndaj kësja deklarate.
Emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, Richard Grenell, i ka quajtur mashtrim deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, dhe ka thënë se e Kurti ka qenë kundër çdo ideje ameriakane.
Po ashtu, ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Albin Kurtit.
“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni. “Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri…dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm.” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.
Këtë postim e ka shpërndar të mërkurën mbrëma, djali i Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump Jr.
Shpërndarja e këtij postimi nga ai ka nxitur reagime në Kosovë.
Për këtë janë deklaruar edhe nga Vetëvendosje.
Nga Prizreni në një tubim zgjedhor Albin Kurti, kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër vendi, i dha tri ‘optika’ kundrejt vetes gjatë kësaj fushate zgjedhore.
Një nga ‘ndërkombëtarët’, një tjetër nga Serbia, dhe një nga vetja.
“Ndërkombëtarët po na vështrojnë me llupë, Serbia me dylbi, kurse ne do ta shohim veten në pasqyrë”, tha ai.
Asnjë ndërkombëtar përveç Richard Grenell – i emëruari i Donald Trump për Misione të Posaçme – nuk është deklaruar për vështrime ndaj fushatës zgjedhore të Kurtit.
Kjo kishte ndodhur para tre-katër ditësh kur Kurti nga Ferizaji tha të pavërtetë se “kurrë nuk kanë qenë më të mira marrëdhëniet Kosovë – ShBA se sa gjatë qeverisjes time”.
Grenell në “X” kishte reaguar menjëherë të nesërmen se “është absolutisht e rreme” ndërsa u bëri thirrje qdtetarëve kosovarë që “mos u mashtroni”.
Nuk dihet nëse kjo deklaratë e Kurtit kishte të bënte me Grenellin.
Mirëpo, ministrja Albulena Haxhiu, pati një përgjigje për deklarimin e Grenellit.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur “qëndrim të tij personal” kritikat e Richard Grenellit, emisarit për misione speciale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Gjatë një interviste në Kanal 10, Haxhiu refuzoi të komentojë më tej kritikat e Grenell ndaj qeverisë Kurti.
“Sa i përket deklaratave të Grenellit, janë qëndrim i tij personal që unë nuk dua as t’i komentoj më tepër dhe as nuk mendoj që duhet me marrë kohë në emision duke qenë që mundem me folë për shumë tema të miat.” – ka thënë ajo.