Në Zhabar të Mitrovicës së Jugut, mbrëmjen e së mërkurës policia ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes se automjetit me kushtet e rrugës, e kishte goditur një këmbësor.
Bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
Fsh.Zhabar, Mitrovicë Jugu 05.02.2025-20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes se automjetit me kushtet e rrugës, godet këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.













