Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sorensen s’pret, zhvillon menjëherë biseda të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin

06/02/2025 - 21:24
në Kryesore, Lajme
A A
Sorensen s’pret, zhvillon menjëherë biseda të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se ka zhvilluar të enjten biseda ta ndara me kryenegociatorët e të dyja vendeve, për herë të parë prej marrjes së detyrës nga paraardhësi i tij Mirosllav Lajçak.

Sorensen shkroi në X: “I vlerësoj bisedat shumë të mira dhe i mirëpres ftesat e tyre për t’i vizituar Kosovën dhe Serbinë”.

Ai nuk dha më shumë hollësi rreth bisedave e as rreth vizitave të mundshme në Prishtinë dhe Beograd.

Sorensen, i cili e nisi zyrtarisht punën më 1 shkurt, i zhvilloi këto biseda pak ditë pasi kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, këmbyen akuza në rrjetet sociale.

Bislimi e akuzoi Serbinë për diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa Petkoviq e akuzoikryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se dëshiron që komunat me shumicë serbe në Kosovë të udhëhiqen nga shqiptarët.

Nuk është e qartë se kur mund ta mbajë takimin e parë Sorensen në kuadër të dialogut, duke qenë se Kosova do të mbajë zgjedhje më 9 shkurt dhe Serbia përballet me paqartësi politike pas dorëheqjes së kryeministrit.

Në takimin e tyre të fundit në Bruksel nën ndërmjetësimin e Lajçakut, më 17 dhjetor, Bislimi dhe Petkoviq u pajtuan për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur.

Ndërkohë, Sorensen, për dallim nga paraardhësi i tij, do të merret vetëm me dialogun ndërmjet dy vendeve fqinje, e jo edhe me çështje rajonale të Ballkanit.

Emërimi i Sorensenit është parë si pozitiv, duke qenë se 57-vjeçari e njeh rajonin. Diplomat prej shumë vitesh, ai ishte angazhuar në Kosovë, në kuadër të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si dhe në role tjera, në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas njohësve të politikës, ai nuk ka nevojë që të informohet paraprakisht për njerëzit apo faktet historike të rajonit, sepse tashmë ka pasur mundësinë ta krijojë një pasqyrë nga afër. Një tjetër argument që është përmendur si pozitiv nga zyrtarët në Prishtinë është se ai është nga Danimarka, vend që njeh shtetësinë e Kosovës, dhe se do të ketë qasje të barabartë në dialog.

Lajçak ka qenë në pozitën e ndërmjetësuesit për pesë vjet. Përgjatë mandatit të tij është arritur Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por nuk është bërë asnjë hap drejt zbatimit të saj.

Në të kaluarën, liderë të Kosovës, nisur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani e deri të kryeministri Albin Kurti, e kanë kritikuar Lajçakun për qasje të pabalancuar në dialog dhe për rreshtim me raste kah Serbia.

Vetë Lajçak pati thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, muaj më parë, se pretendime të tilla nuk qëndrojnë dhe pati vlerësuar se shoqëritë në Kosovë dhe Serbi, nuk janë të gatshme për normalizim.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel qysh prej vitit 2011./RadioEvropaeLirë

JU REKOMANDOJMË

Arrestimi i Jozit pas konfliktit me Edin, Apeli merr vendim për këngëtarin

Gjykata merr vendim për Jozefin Markun
29/09/2026 - 14:13

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për këngëtarin Jozefin Marku. To Channel raporton se këngëtari është lënë në detyrim paraqitje. Këngëtari u arrestua në fillim të shtatorit, pas...

Më shumëDetails

Rrustemi për Specialen: S’ka pse të ushtrohet presion ndaj Vetëvendosjes sepse e ka kundërshtuar në mënyrë konsistente

Rrustemi i VV-së i reagon Tahirit: Kosova ka nevojë për front kundër Serbisë, e jo kundër kryeministrit
29/09/2026 - 13:46

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, tha se nuk duhet të ushtrohet presion ndaj partisë së tij kur ajo ka qenë ndër kundërshtarët më konsistente kundër themelimit të Dhomave...

Më shumëDetails

Rama pas miratimit të buxhetit për Prishtinën: Mbi 161 milionë euro për Kryeqytetin

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
29/09/2026 - 13:31

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas votimit të buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2027, në vlerë prej mbi 161 milionë eurosh. Rama ka thënë se buxheti...

Më shumëDetails

Këta janë gjyqtarët e Apelit në rastin e krerëve të UÇK-së

Këta janë gjyqtarët e Apelit në rastin e krerëve të UÇK-së
29/09/2026 - 13:24

Është caktuar Paneli i Apelit që do të shqyrtojë ankesën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Siç mëson VOX Kosova, paneli do të përbëhet nga Michele Picard...

Më shumëDetails

Valon Murati, Hysni Klinaku e Leart Ajvazi folës në natën e 14-të të protestës; Çlirim Haziri me kërkesë konkrete për Qeverinë dhe Kuvendin

Valon Murati, Hysni Klinaku e Leart Ajvazi folës në natën e 14-të të protestës; Çlirim Haziri me kërkesë konkrete për Qeverinë dhe Kuvendin
29/09/2026 - 13:11

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte, më 29 shtator, me natën e saj të 14-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, do t’i...

Më shumëDetails

Gazetari zbulon emrat e gjyqtarëve në Apel për rastin e krerëve të UÇK-së

Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori
29/09/2026 - 12:59

Janë caktuar tre gjyqtarët në Panelin e Apelit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale. Gazetari Besian Beha ka bërë me dije se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • VV dhe PDK bashkë në qeverisje? Rrustem Mustafa vjen me propozimin e papritur për “Koalicionin e Madh”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Penthouse” pa leje e 716 mijë euro dobi pasurore – si dyshohet se pushteti i Aleancës ia mundësoi ndërtimin vjehrrit të deputetes

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë