Gazetari Lirim Mehmetaj në emisionin ‘Debat Plus’ ka vlerësuar lartë kontributin e deputetit Bekim Haxhiu në Kuvendin e Kosovës, për të cilin ka thënë se i ka fjalimet më të kualifikuara dhe strukturuara, raporton Veriu.info
“Një prej deputetëve me fjalimet më të kualifikuara në Kuvendin e Kosovës është Bekim Haxhiu. Unë e përcjelli Kuvendin e Kosovës vazhdimisht, është prej të paktëve deputetë që bën kërkim dhe ka fjalim të strukturuara për çkado që flet”, ka thënë ai.
Tutje, Mehmetaj ka thënë se VV është lëvizje antikombëtare, përderisa konstaton se PDK nuk dëshiron të bëhet antipodi i VV-së.
“PDK nuk e dojnë kështu, se e shanë Vetëvendosjen, sepse ideja e PDK-së është nuk është me u bë antipodi i Vetëvendosjes, por me u bë diqysh si Vetëvendosja, me idenë që si Vetëvendosje pak, kreditet nga e kaluara, disi më të matur dhe me u dok më të normalizuar. Kjo është fatkeqe e para e punës, sepse Vetëvendosje është një antikombëtare”, thotë Mehmetaj./ Veriu.info