Mbrëmë Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tubim elektoral në xhaminë e fshatit Majac të Podujevës
Për më tepër, në publikimin e këtij aktiviteti, asaj iu referuan si odë.
Kjo ka nxitur reagimin e llapjanëve, të cilët e kanë cilësuar si fyerje të madhe ndaj fesë, shfrytëzimin e faltores për interesa partiake, raporton klankosova.
Komentuesit e frustruar e kanë mbuluar postimin e LVV-së me revoltë, të indinjuar fuqishëm nga ky shfrytëzim i xhamisë për fushatë elektorale.
![](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2025/02/VV_Maja2.jpg)
Për më tepër, në tepihun e xhamisë ku besimtarët kryejnë ritet fetare, madje gjatë faljes së namazit e vendosin edhe kokën në të, aktivistët e LVV-së kanë hyrë me këpucë, duke e sjellur baltën e jashtme, brenda xhamisë.