Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshimet për bartjen e votave nga Martin Berishaj: Kryetari i KQZ-së thotë se do të vërtetohen të gjitha veprimet

07/02/2025 - 13:52
në Kryesore, Lajme
A A
Dyshimet për bartjen e votave nga Martin Berishaj: Kryetari i KQZ-së thotë se do të vërtetohen të gjitha veprimet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreshnik Radoniqi, kryesues i KQZ-së ka thënë se si KQZ nuk kanë informata zyrtare se çfarë ka ndodhur me një pjesë të votave të diasporës në Zagreb.

Kjo pas dyshimeve se ato janë marrë nga ambasadori Martin Berishaj dhe janë dërguar në ambasadë.

Kjo deklaratë e tij, në mbledhjen e KQZ-së vjen pas raportimeve se ambasadori Martin Berishaj, ka marrë votat nga kutitë postare në Zagreb, dhe i ka dërguar në ambasadë.

“Zyrtarisht ende nuk dimë asgjë. Kemi dëgjuar edhe prej mediave, zyrtarisht nuk e dimë çka ka ndodhur kjo mbetet që të vërtetohet. Stafi i secilës ambasadë është emëruar që të jetë pjesë e tërheqjes së këtyre, por se si ka shkuar aty procedura nuk e di”, ka thënë ai i pyetur nga mediat në mbledhjen e mbajtur të premten.

Në anën tjetër, anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këto raportime.

Madje, ai ka akuzuar edhe mediat.

“Është tërësisht e pavërtetë prej kontekstit qysh e kemi trajtuar. Tërësisht e pavërtetë dhe është si mënyrë të informimit e ulët dhe përpjekje për me denigruar integritetin qoftë të institucionit të KQZ-së dhe MPJD-së dhe ambasadorit në fjalë. Ne falë të cilëve kemi arritur sot t’i realizojmë me sukses të gjithë procedurat të cilat kanë mundësuar regjistrimin, votimin në postë, sjelljen e zarfeve në adresat postare dhe bartjen e tyre. Me këta ambasadorë, zyrtarë të përfaqësive diplomatike kemi arritur me sukses që t’i bëjmë të gjithë zarfet”, tha ai.

“Natyrisht në këtë proces dhe jo vetëm këtë ne mund të kemi mungesë të koordinimit të duhur…Le të del sa më parë edhe Prokuroria se ka treguar një interesim të jashtëzakonshëm në këtë çështje. Le ta shikon dhe secilin proces prokuroria është e lirë të verifikojë dhe të sheh se s’ka asgjë për çka është tentuar të paraqitet. Dëmi është publik dhe institucional që dikush me qëllim apo agjenda po tentohet të paraqitet. S’ka asgjë të vërtet me pretendimet që është bërë me këtë qëllim apo tjetër. Le t’i tregohet publikut se sa ato 10-20 zarfe sa kanë mundur me qenë janë tërhequr për shkak të presionit të postës. Ato janë tërhequr prej ekipeve të autorizuara, janë në sef”, theksoi ai më tutje.

Në lidhje me këtë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se kanë nisur hetime për këtë rast.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në vazhdën e aktiviteteve për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pas raportimeve për keqpërdorimet e mundshme të Ambasadorit M.B. rreth procedurës së transportimit të votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në diasporë, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore nëse në raportimet në fjalë përmbushen elementet e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin e zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Portali Infokusi duke cituar burime diplomatike, raportoi se votat e dërguara me postë i ka marrë dhe personalisht i ka dërguar në ambasadë.

JU REKOMANDOJMË

President me 61 vota, Kryeziu: Mund të zgjedhet, por në kundërshtim me procedurat kushtetuese

Kryeziu: Aktgjykimi është një “arrnim kushtetues”, por mund të kryejë punë
28/04/2026 - 19:04

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Duke folur për atë se a mund të zgjedhet presidenti me...

Më shumëDetails

Haziri, Kurtit për dyshimet e nënshkrimeve: E kemi bërë të qartë se Osmani mund të jetë kandidate

Haziri, Kurtit për dyshimet e nënshkrimeve: E kemi bërë të qartë se Osmani mund të jetë kandidate
28/04/2026 - 18:56

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në DPT te Fidani në Klan Kosova, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili pati dyshime për nënshkrimet e...

Më shumëDetails

Deputeti i PDK’së incizon veturat: Janë të Qeverisë, por me targa civile– prej kujt po fshiheni?

Deputeti i PDK’së incizon veturat: Janë të Qeverisë, por me targa civile– prej kujt po fshiheni?
28/04/2026 - 18:43

Deputeti i PDK’së, Eman Rrahmani, ka publikuar pamje ku shihen disa vetura me targa civile. Ai pretendon se bëhet fjalë për vetura qeveritare. “Nga targa zyrtare në targa...

Më shumëDetails

Drejtori i ri i Kadastrit obligon të gjithë stafin që të prezantohet kur të vijë në vizitë Fitore Pacolli

Drejtori i ri i Kadastrit obligon të gjithë stafin që të prezantohet kur të vijë në vizitë Fitore Pacolli
28/04/2026 - 18:19

Ushtruesi i sapozgjedhur i detyrës së kryeshefit në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Faik Kelmendi, siç duket po ua obligon punonjësve të kësaj agjencie të jenë prezent kur shefja...

Më shumëDetails

Hoti: Kosova humbi projektin 6 miliardësh për gazin amerikan shkaku i Albin Kurtit

Hoti: Nëse s’votohesh në formë të hapur, fshehurazi zgjidhesh vetëm nëse kontrabandohen votat
28/04/2026 - 17:54

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas marrëveshjes së fundit energjetike të Shqipërisë për gazin e lëngshëm amerikan. Hoti theksoi se marrëveshja prej rreth 6 miliardë eurosh...

Më shumëDetails

Vjen përgjigja e menjëhershme e PDK-së për Albin Kurtin

Paralajmërimi i kryesisë së PDK-së për mbrojtjen e kushtetutës, ja çfarë pritet të bëjnë
28/04/2026 - 17:46

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se 51% e votave nuk janë 100%....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shtyhet seanca për presidentin, veprimi ironik i gazetarëve duket se e “shashtrisi” Albulena Haxhiun

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë