Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti kosovar në Kantonin e Bernit për Kurtin e VV’në: Ndjehen inferiorë, vendi i tyre s’është në mesin e atyre që ndërtuan historinë

07/02/2025 - 22:51
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti kosovar në Kantonin e Bernit për Kurtin e VV’në: Ndjehen inferiorë, vendi i tyre s’është në mesin e atyre që ndërtuan historinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korab Rashiti, deputet shqiptar Kantonin e Bernit, ka hedhur kritika drejt liderit të VV-së Albin Kurti, dhe militantëve të kësaj partie, duke thënë se këta do të ndiejnë gjithmonë ‘‘një inferioritet ndaj atyre që rrezikuan jetën, me armë në dorë, për lirinë’’.

Ai ka thënë edhe se, Kurti ka shkuar aq larg sa po mohon aleatët historikë të vendit, dhe se, të njëjti janë të etur për legjitimitet sa janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për të treguar se e meritojnë një vend në histori, por se siç ka thënë Rashiti nuk do të mbetet asgjë prej tyre.

”Ata kurrë nuk do të jenë intelektualisht Ibrahim Rugova apo Adem Demaçi. Nuk do të jenë kurrë Adem Jashari, as Hashim Thaçi, e as Ramush Haradinaj. Vendi i tyre nuk është mes atyre që e ndërtuan historinë, por mes atyre që përpiqen dëshpërimisht ta falsifikojnë atë”, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Militantët e VV-së dhe mentori i tyre do të ndiejnë gjithmonë një inferioritet ndaj atyre që rrezikuan jetën, me armë në dorë, për lirinë. Ata e dinë se kurrë nuk do të arrijnë atë që paraardhësit e tyre e skalitën në histori. Prandaj sillen me aq egërsi, prandaj përpiqen të duken më patriotë se të tjerët: ata nuk mbajnë një trashëgimi, ata vuajnë nga ndjenja e mllefit për faktin se nuk e shkruan Historinë me shkronjë të madhe. Mentori i tyre, i mbërthyer në kompleksin e tij të inferioritetit, ka shkuar deri aty sa të mohojë edhe aleatët e tij historikë. Ai është, dhe ata janë, në mllefin e atyre që kanë dështuar në rrugëtimin e tyre.

Këta njerëz janë aq të etur për legjitimitet sa janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për të treguar se e meritojnë një vend në histori. Por nuk do të mbetet asgjë prej tyre. Ata do të jenë vetëm një iluzion i përkohshëm në fatin e Kosovës.

Ata kurrë nuk do të jenë intelektualisht Ibrahim Rugova apo Adem Demaçi. Nuk do të jenë kurrë Adem Jashari, as Hashim Thaçi, e as Ramush Haradinaj. Vendi i tyre nuk është mes atyre që e ndërtuan historinë, por mes atyre që përpiqen dëshpërimisht ta falsifikojnë atë.

🇽🇰🫡 Kosova rikthehet – në vlerat e lirisë

Zoti e bekoftë Kosovën!

Misioni im edhe kontributi ndalet këtu, per moment.

Natën e mirë.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
28/04/2026 - 13:10

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se në ora 13:15 do ta shpalosin qëndrimin e tyre lidhur me çështjen e presidentit. Ndërkaq vazhdimi i seancës është...

Më shumëDetails

Situata politike në vend, reagon OVL e UÇK-së

OVL-UÇK thërret për nesër konferencë për media
28/04/2026 - 13:02

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po i përcjell me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Deputeti i LVV: Qytetarët duan të zgjidhet Presidenti, deklaratat se procesi s’është kushtetues janë të pabaza

Deputeti i LVV: Qytetarët duan të zgjidhet Presidenti, deklaratat se procesi s’është kushtetues janë të pabaza
28/04/2026 - 12:52

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi tha një lidhje direkte në KosovaLive në T7 se “qytetarët janë të interesuar që të zgjidhet Presidenti dhe të mos ketë bllokada”,...

Më shumëDetails

Ndalohen tre persona në Ferizaj, dyshohen për keqpërdorim të detyrës – Prokuroria jep detaje

Ndalohen tre persona në Ferizaj, dyshohen për keqpërdorim të detyrës – Prokuroria jep detaje
28/04/2026 - 12:25

Prokuroria në Ferizaj, ka njoftuar se janë ndaluar tre persona, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në njoftim bëhet e ditur se ndaj tre personave, kanë...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim delegacionin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, u flet për “rritjen e nivelit të sigurisë në vend, me theks në veri”

Kurti pret në takim delegacionin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, u flet për “rritjen e nivelit të sigurisë në vend, me theks në veri”
28/04/2026 - 11:59

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim delegacionin e prirë nga kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, dhe kreu i Komitetit Ushtarak të Bashkimit...

Më shumëDetails

“Po e votojmë karate”, ja çka thotë për këtë mesazh Bardiqi

“Po e votojmë karate”, ja çka thotë për këtë mesazh Bardiqi
28/04/2026 - 11:40

Naim Bardiqi i Vetëvendosjes i cili dje u kap duke shkëmbyer mesazhe në WhatsApp se për votim për president “po votojmë karate” dhe që synojnë që ta dërgojnë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Shteti e zbulon kompaninë “Viva Fresh” duke i mashtruar konsumatorët me çmime, gjobitet simbolikisht (Dokument)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Shteti dënon kompaninë Durmart të Agron Durmishi, u zbulua duke shkelur të drejtat e konsumatorit (Dokument)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë