Teksa ende po zhvillohet procesi i votimit në datën e zgjedhjeve parlamentare, KQZ ka publikuar numrin e pjesëmarrësve deri në ora 15:00.
Në Prishtinë deri më tani, nga 212,515 persona sa kanë të drejt vote, kanë dalë 79,121 persona për të ushtruar të drejtën e tyre për votë, shkruan Insajderi.
Në total, deri më tani kanë dalë 558,246 prej 1,970,944 qytetarëve që kanë të drejtë për votë. Apo 28,32 për qind e qytetarëve.












