Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët-E30-IDEAL pas numërimit të rreth 90% të votave në nivel vendi, rezulton forca e katërt politike në vend.
Ky koalicion sipas rezultateve aktuale, në të cilat nuk përfshihen votat e diasporës dhe ato me kusht, ka marrë 57 mijë e 509 vota apo 7.57%.
Koalicioni ka dalë fitues në Malishevë me 8 mijë e 100 vota apo 37.75 %, kur janë numëruar të gjitha votat.
Po ashtu, koalicioni ka triumfuar edhe në Deçan. Atje pas 94% të votave të numëruara, ka arritur të marrë 6 mijë e 712 vota apo 49.9% të votave.
Gjithashtu, fitues ky koalicion ka dalë edhe në Junik, atje ku pas numërimit të të gjitha votave kanë 37.27% të votave apo gjithsejt 650.
Në Gjakovë, koalicioni pas 93% të votave të numëruara është në vendin e dytë me 19.7% të votave apo gjithsejt 7 mijë e 300./Indeksonline/