
Kryetari i degës së PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi, pas përfundimit të zgjedhjeve ka falënderuar qytetarët e kësaj komune dhe aktivistët e PDK-së për punën, përkushtimin dhe besimin, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
“Rritja jonë është rezultat i angazhimit të secilit prej jush dhe dëshmon se PDK-ja po forcohet çdo ditë. Ky është vetëm fillimi – bashkë do të vazhdojmë rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë për Vushtrrinë dhe Kosovën.” – shkruan Kajtazi.
Kujtojmë që PDK pati rritje të dukshme të votës në këtë komunë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë dhe aktivistë të PDK-së,
Ju falënderoj nga zemra për punën, përkushtimin dhe besimin tuaj. Rritja jonë është rezultat i angazhimit të secilit prej jush dhe dëshmon se PDK-ja po forcohet çdo ditë. Ky është vetëm fillimi – bashkë do të vazhdojmë rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë për Vushtrrinë dhe Kosovën.
Së bashku për fitoren!
Me respekt,
Kryetari i Degës së PDK-së – Vushtrri











