Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gazetari britanik që raportoi për luftën e Kosovës shpallet ‘Qytetar Nderi’ nga Rama

11/06/2022 - 11:05
në Lajme
A A
Gazetari britanik që raportoi për luftën e Kosovës shpallet ‘Qytetar Nderi’ nga Rama
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallë ‘Qytetar nderi’ gazetarin britanik, Vaughan Smith, në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, për raportim e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rama tha se ndër ata që kontribuuan dhe i treguan botës me fjalë për vuajtjet e popullit kosovar, ishin edhe shumë të huaj gazetarë.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot seancë solemne me rastin e 11 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kryeqytetit, ku Rama tha se 23 vjet më parë, Prishtinës iu kthye shpresa për lirinë.

“Jemi mbledhur këtu për ditën e çlirimit të Prishtinës. Sot 23 vjet më parë Prishtinës iu kthye shpresa për lirinë. Kjo ditë shënon fundin e bombardimeve të NATO në Kosovë sepse mijëra gra e burra e fëmijë sakrifikuan jetën e tyre për liri. Falë tyre sot e gëzojmë atë ëndërr në vendin tonë. Falë tyre 11 qershori është bërë simbol i shpresës. Në këtë kapitull të ri është radha jonë të nderojmë veprën e atyre që sakrifikuan për liri. Jemi ne ata që kemi shumë punë për të bërë. Sot u përulemi dëshmorëve të rënë dhe familjarëve të tyre. U përulemi qytetarëve të dëbuar. Le ta kujtojmë 11 qershorin që të punojmë për brezat që po vijnë”.

E Kryetari i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina theksoi se obligimi yni është që asnjëherë mos të ndalim duke punuar ndershëm për Prishtinë.“23 vjet më parë forcat e UÇK kishin hyrë me qëllim të parandalimit nga forcat serbe. Sot bëhet 23 vjet kur Prishtina frymon lirshëm ku falë UÇK dhe ndihmës të pakursyer të NATO arritëm ta largojmë Serbinë. Në ndër të ditës së sotme edhe si komunë kaluam shumë sfida. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi vështirësi në përmirësimi e kushteve jetësore. Prishtina sot është shndërruar në një qytet që pret të gjithë pa dallim. Këto të arritura nuk duhet të na japin komoditetin. Prandaj obligimi është që asnjëherë mos të ndalim duke punuar ndershëm për Prishtinë. urime dita e çlirimit të Prishtinës”.

Ndërsa përfaqësuesi i UÇK, Fatmir Sopi kujton lëvizjet studentore që dridhen themelet e Jugosllavisë“23 vjet më parë ëndrra e popullit tonë për liri u bë realitet. Kujtojmë gjyshërit tanë që na mësuan në frymën e patriotizmit. Kujtojmë lëvizjet studentore që dridhen themelet e Jugosllavisë. Respekt për shumë organizata të udhëhequra nga baca Adem Demçi.

Në flamurin të prirë nga Adem Jashari e Zahir Pajaziti u organizua luftë për çlirimin e Kosovës. UÇK ka zhvilluar luftë të drejtë dhe si e tillë fitoi përkrahjen e gjithë botës demokratike dhe kishte forcën më të madhe NATO-n. jemi dëshmitar te proceseve gjyqësore ndaj udhëheqësve te UÇK te cilët ndodhen padrejtësisht ne Hagë ne vend qe te jene kriminelët serb”./EO/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë