Në sallën 1 Tetori në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i votave për subjektet politike, proces ky që ka nisur gjate ditës së djeshme.
Procesi po shkon në rregull dhe nuk është shfaqur ndonjë telashe gjatë pasditës dhe mbrëmjës së sontme, raporton Indeskonline.
Përveç në Prishtinë numërimi po bëhët dhe në disa qytete tjera.
Ndryshe, procesi i numërimit të votave të kanidatëve për deputetë dhe verifikimin i votave të subjekteve politike, ka nisur gjatë ditës së martë në Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh.
Ndërkaq gjatë ditës së sotme që nga pra 16:00 ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet dhe në 14 komuna tjera: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Kurse në orën 13:00ka filluar numërimi në Hanin e Elezit.