Profesori Bujar Dugolli beson që faqja e KQZ-së ka pësuar sulm kibenetik natën e publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai tha se ka të tillë përreth që “kanë punuar për krijimin e pasigurive”.
“Unë besoj që këtu ka pas një sulm kibernetik. Nuk është konfirmu por unë besoj, mund ta kem gabim. Por kemi mjaftë të tillë përreth që kanë punu në këtë drejtim me kriju pasiguri”, tha Dugolli në Pressing.
“Është diçka që mund të ketë gabime të paqëllimshme teknike, lodhen komisionerët. Në vend se të jetë 100 e shtypin edhe një zero, aksidentalisht po besojmë kështu. Ndodhin këto, prandaj partitë politike i kanë vëzhguesit dhe me përcjellë a i mungon vota e elektoratit të tyre, KQZ duhet të mësojë nga këto gabime që i ka bërë dhe sistemin ta modernizojë…”, tha Dugolli në Pressing.