Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka mbledhur kryesinë e partisë.
Aty është diskutuar lidhur me procesin zgjedhor të 9 shkurtit e po ashtu lidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale.
”Në takim me Kryesinë e Aleancës, analizuam rrugëtimin tonë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Këto zgjedhje, na motivojnë edhe më shumë për të forcuar lidhjen me qytetarët dhe për të avancuar vizionin tonë për Kosovën.Me vendosmëri të plotë, nisëm përgatitjet për zgjedhjet lokale që na presin. Aleanca do të mobilizohet në çdo komunë, me programe dhe kandidatët më të mirë që do t’i shërbejnë qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.