Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë bën deklarim zyrtar të rrejshëm në Inspektorat të Punës, rrezikon ti ngrihet kallëzim penal

12/06/2022 - 13:20
në Kryesore, Lajme
A A
Drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë bën deklarim zyrtar të rrejshëm në Inspektorat të Punës, rrezikon ti ngrihet kallëzim penal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mjaftuan pak muaj në detyrën e re që drejtoresha e Arsimit në komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, që të dënohet nga Inspektorati i Punës për shkelje flagrante të Ligjit të Punës.

Veriu.info ka raportuar ekskluzivisht përmes dokumentit për shqiptimin e gjobës ndaj drejtoreshës Drita Kadriu për shkeljen e Ligjit të Punës, me rastin e një mësimdhënësje të cilës i janë hequr orët e rregullta duke i mbetur vetëm 9, kurse 13 orë i janë dhënë zgjedhore.

Por skandali i drejtoreshës së Arsimit, Drita Kadriu, shkon më tej.

Drejtoresha Kadriu rrezikon kallëzim penal për deklarim të rrejshëm zyrtar, pasi në pyetjet e Inspektoratit të Arsimit për çështjen në fjalë ajo deklarohet se mësimdhënësja në fjalë ka marrë kontratë të punës pa konkurs publik.

Mësimdhënësja që është ankuar në Inspektorat të Punës, sipas drejtoreshës Kadriu është pranuar në punë dhe ka marrë kontratë në vitin 2011 pa konkurs.

Inspektorati i Punës ka bërë inspektim të rastit dhe në fund ka rezultuar se mësimdhënësja është pranuar në punë më 2011 përmes konkursit publik dhe ka qenë e vetmja kandidate që ka plotësuar kushtet.

Po ashtu drejtoresha Kadriu ka deklaruar se mësimdhënësja ka kontratë me kohë të pacaktuar dhe sipas Inspektoratit të Punës në bazë të Ligjit të Punës, kur një mësimdhënës nuk ka specifika të hollësishme për kohëzgjatjen e kontratës atëherë konsiderohet si kontratë me kohë të pacaktuar dhe nuk ka bazë ligjore për kontestimin e konratës dhe vendit të punës.

Kujtojmë që shkeljet e cekura edhe në shkrimin e mëhershëm kanë të bëjnë me dy pika kryesore, e para mospërgjigjja në kërkesën e mësimdhënëses në afat 15 ditësh, dhe e dyta në heqjen e orëve të rregullta për të dhe shpallja e konkursit të jashtëm për orët e lëndës së njëjtë, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, pasi sipas kontratës kolektive në raste të tilla fillimisht nëse ka nevojë për mësimdhënës të fushës orët duhet t’i jepen një mësimdhënësi që nuk ka normën e plotë.

Por DKA në Mitrovicë jashtëligjshëm shpall konkurs për mësimdhënës të Gjuhës Angleze në SHFMU “Eqrem Çabej”, duke pasur mësimdhënës brenda sistemit arsimor që nuk kanë normë të plotë (20 orë), siç është ankuesja në fjalë, raporton VERIU.INFO.

Veriu.info sjellë ekskluzivisht për lexuesit pjesën e vendimit të Inspektoratit të Punës, ku specifikisht shpjegohet deklarimi i rrejshëm zyrtar i drejtoreshës Drita Kadriu, që ngrit bazë për kallëzim penal:

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë