Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kursi i gjuhës gjermane ‘Edi’ në Skenderaj, deri 1 mijë e 500 euro për kalimin e testit përmes rrugëve të shkurtra

15/02/2025 - 20:39
në Lajme
A A
Kursi i gjuhës gjermane ‘Edi’ në Skenderaj, deri 1 mijë e 500 euro për kalimin e testit përmes rrugëve të shkurtra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Kurse intenzive, bashkim familjar, kurse individuale”. Këto janë disa nga ofertat që një kurs i gjuhës gjermane i ka të vendosura në ballë të objektit. Por, nuk është vetëm i tillë.

Për të kaluar testimin dhe certifikimin e gjuhës gjermane disa persona zgjedhin një kurs, i cili i josh me rrugë më të shkurta dhe të lehta. Disa nga kandidatët që kanë zgjedhur si adresë Qendrën për gjuhë gjermane “Edi” në Skenderaj, në mënyrë që të kalojnë nivelin e parë të gjuhës gjermane (A1) me ndihma të formave të ndryshme, paguajnë për këtë shërbim deri në 1500 euro.

Për të kuptuar tërë procesin dhe ndihmat që ofron ky kurs në mënyrë që të kalohet më lehtë provimi i gjuhës gjermane për certifikim në Institutin “Gete” (Goeth), ekipi i “Betimit për Drejtësi” është paraqitur si kandidatë, që dëshirojnë të shkojnë në Gjermani për bashkim familjar.

Abedin Shatraj, bashkëshorti i Suzana Shatraj, në emër të së cilës figuron i regjistruar biznesi, në takimin e parë të zhvilluar me të tregon për procedurat.

Në takimin e parë gazetarja e paraqitur si kandidate, e pyet Shatrajn se a duhet të vijohet mësimi edhe me pagesën prej 1500 euro.

Abedin Shatraj: Duhet me ardhë në kurs, edhe me atë çmim duhet me ardhë në kurs.

Gazetarja: E qysh është procedura, qysh shkon?

Abedin Shatraj: Këqyre ne e kemi me të rregullt mos me të ndihmu është fjala kurgjë, po me i mësu senet ti duhet me ardhë tre muj ditë. E tre muaj ditë e ki ka 130 euro mujoren. Në muajin e tretë normal tana shkollat me shënime direkt çka bijnë në provim nuk merret kërkush. Për shembull po e zë afërsisht qysh punohet si me letra, si me formularë, si me ato sene komplet, ai ti qet rend i mëson kalon, si mëson bjen prej provimi. Mënyra tjetër, gramatika që është pak si ma problem e kapshme, gramatikën dy libra gramatikë që duhet me ardhë dy muaj ditë për to, ato i hjekum na. Shkojna veç me parapërgatitje të provimit, do të thotë çka do që mëson te ne në klasë, origjinal i ki qato sene mrena në provim.

Tutje, Shatraj pyetet se a i dinë paraprakisht shënimet apo testet e provimit.

Abedin Shatraj: Mos me i ditë na nuk mujmë me kry punë. Kështu që, shënimet çka të bijnë prej provimi, i ki te na në kurs. Gramatika të hjeket komplet, diku 70% të testit hjeket komplet, 30% të testit çka po mbetë qekjo pjesa çka kemi me të ushtru ty qare nuk ki pa i mësu se edhe kur shkon në ambasadë kanë me të pytë, kanë me të testu nëse ti nuk din. Po qato sene duhesh pa qare me i mësu.

Në bisedë e sipër, Shatraj tregon një ndihmesë tjetër që ofrojnë si kurs në testime për çertifikim në Institutin Gete.

Sipas të dhënave të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ky institut, është njëri nga pesë që njihen çertifikatat gjuhësore gjatë aplikimit për vizë për qëndrim më shumë se 90 ditë, në këtë ambasadë.

Abedin Shatraj: Qeto çka t’i mësojsh, qato të bijnë, qato të bijnë në provim. Është tani edhe shtesë, por ajo shtesa e ndihmës krejt po varet pak ku po na bijnë ndihmsat se mujmë edhe diçka hala ma shumë me bë, por ajo le të jetë në kohën e fundit çka mujna me bë. Se me të premtu unë ty që e ki plus ndihmësin, në vend se me të ndihmu, bënë vaki ndihmësi, ndihmësi është gjithqysh, po bënë vaki që ta qesin mbrapa krejt, po ka kësi raste e tani kur ta qesin mbrapa. Po na të bëjmë gati pa ndihmës, po kjo është ekstra tani masanej se kam unë nxënës që as shqip s’dijnë me shkru a po kupton, ajo është ekstra. Po, për të duhemi me lënë në fund prapë. Me rëndësi është që çka të punojmë na, kemi me i kry senet në provim.

Gazetarja: Sa po i bjen sa kom me ardhë unë këtu rregullisht, qysh shkon?

Abedin Shatraj: Me marrëveshje e kemi një muaj ditë me ardhë, por nuk je e kushtëzune gjithqysh 1 muaj me ardhë. Bile bash një të Shalës së Mitrovicës për tre ditë e ka kry, qeto sene çka t’i qesim na, qeto sene që i mëson ti për tre ditë, mo mos hajde, pjesa jonë është e kryne edhe u kry. Tash s’po di kush të ka informu me ardhë te na veç me siguri dikush e ka kry këtu.

Me çmimin 1500 euro, Shatraj tregon se përfshihen të gjitha ndihmesat.

“Qysh të ka thënë ai person, qashtu kryhet. Edhe prej ditës së parë deri te qitsh vizën në pasosh, tana senet që të lypen në Kosovë, deri në Ambasadë, tana përfshihen me qetë punën tonë”, thotë ai”.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Pa mbikëqyrje, me ryshfet: Skema e kurseve të gjuhës gjermane”, i cili transmetohet në Betimi për Drejtësi, KTV dhe TVArta/BetimipërDrejtësi

 

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë