Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këta janë 11 kandidatët më të votuar të LDK-së, në regjionin e Prishtinës

15/02/2025 - 22:55
në Lajme
A A
Këta janë 11 kandidatët më të votuar të LDK-së, në regjionin e Prishtinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me dy nga figurat e njohura të partisë, Doarsa Kica Xhelili dhe Hykmete Bajrami, kryesojnë listën e kandidatëve më të votuar të LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në regjionin e Prishtinës, sipas burimeve të gazetës Nacionale.

Pas këtyre emrave të njohur të LDK-së, në njëmbëdhjetshën e kandidatëve më të votuar për deputet renditen: Jehona Lushaku, Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Besian Mustafa dhe Paris Guri.

Befasi e madhe rezulton padyshim performanca e Paris Gurit, i cili, ndonëse emër relativisht i ri në politikën kosovare, ka arritur të sigurojë një numër të madh votash.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë mbi 147 mijë vota apo 17.67 për qind, duke u renditur e treta pas Lëvizjes Vetëvendosje me rreth 340 mijë vota dhe Partisë Demokratike të Kosovës me mbi 184 mijë vota.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u shpreh i bindur se nga zgjedhjet e 9 shkurtit, kjo parti “do t’i ketë në fund plot 180 mijë vota.”

Përmes një postim në Facboook ditë më parë, kandidati për kryeministër i kësaj partie kritikoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me vonesat në numërimin e votave.

“Kemi dhe një KQZ që as edhe një gjë bazike për të cilën kishte kohë plot 4 vjet të përgatitet – si numërimi i votave – nuk arrinë ta bëjë. Kthehuni në metodë klasike aman! Numërim është ky!” – tha Abdixhiku.

Ndonëse LDK-ja numëron gati 150 mijë vota sipas rezultateve preliminare, kreu i kësaj partie shprehu besimin se do të arrihet shifra e 180 mijë votave pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht.

“Po, LDK do t’i ketë në fund plot 180 mijë vota. Po, LDK do ta arrijë rreth 20%. Po, ky është rezultat i mirë pas rënies historike.” – tha ai.

Abdixhiku tha se “respektojnë” preferencat e qytetarëeve të Kosovës duke thënë se “rezutlati nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën”

Procesi i numërimit

Tashmë në 9 komuna të Kosovës ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Sipas njoftimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 1 mijë e 170 apo 46.19% vendvotime nga 2 mijë e 533 sa janë gjithsej.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

KQZ ka bërë të ditur se sot nga ora 16:00 ka filluar numërimi edhe në Qendrën e Numërimit në Komunën e Mamushës.

Sipas KQZ, aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.

“Më 15 shkurt, në orë 16:00, ka filluar procesi i numërimit edhe në QKN-në e komunës së Mamushës. Në përgithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.”- thuhet tutje në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Gruda: 7 qershori duhet të jetë ndëshkim për qeverinë që s’di të punojë

Gruda, PDK: Qeveria e Vetëvendosjes ka dorë në moszbardhjen e Rastit Dehari
17/05/2026 - 17:29

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar pasi që Kosova është radhitur në vendin e dytë për kah varfëria në Evropë, sipas një raporti...

Më shumëDetails

Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para

Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
17/05/2026 - 16:47

Sipas bazës së të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitin 2025, Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë, me një GDP për kokë...

Më shumëDetails

Shea: Tri palë zgjedhje në 18 muaj nuk janë sinjal i mirë për integrimin e Kosovës në NATO

Shea: Tri palë zgjedhje në 18 muaj nuk janë sinjal i mirë për integrimin e Kosovës në NATO
17/05/2026 - 16:20

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, vlerëson se aktivizmi në Kongresin amerikan lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në aleancën ushtarake duhet kuptuar më shumë si...

Më shumëDetails

Sadiku i LDK-së: Kërcënimet e Kurtit se do na çojë prap në zgjedhje janë goditje e rëndë për ekonominë dhe shtetin

Sadiku i LDK-së: Kërcënimet e Kurtit se do na çojë prap në zgjedhje janë goditje e rëndë për ekonominë dhe shtetin
17/05/2026 - 16:17

Ermal Sadiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar deklarimeve të Albin Kurtit të Vetëvendosjes se vendi mund të shkojë prap në zgjedhje pas atyreve të 7 qershorit, thotë...

Më shumëDetails

OVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

OVL letër ambasadave pas shtyrjes së aktgjykimit nga Specialja: Vendimi ta forcojë besimin e ta ruajë stabilitetin
17/05/2026 - 16:00

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përkujtuar sot me respekt dhe krenari të thellë fitoren e madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të...

Më shumëDetails

Gjendet i gjallë 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy javësh në Leposaviq

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
17/05/2026 - 15:36

Një 36-vjeçar me inicialet M.S., i raportuar i zhdukur rreth dy javë më parë në Stacionin Policor në Leposaviq, është gjetur nga Policia e Kosovës sot në zonën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kompania që e financoi Vetëvendosjen në fushatë, pas zgjedhjeve fitoi 79 tenderë e mbi 51 milionë euro

    Kompania që e financoi Vetëvendosjen në fushatë, pas zgjedhjeve fitoi 79 tenderë e mbi 51 milionë euro

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Lushtaku i reagon Bahtirit: Ti ke nisur i pari përçarjen e popullit me gjuhë urrejtjeje dhe ndasi mes Shalës e Drenicës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rrëfimi prekës i policit vushtrrias: “Më tha se vajza po i vdiste në spital, i hapa rrugën me sirena”

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Nuk na duan”, gazetari reagon ashpër ndaj vlerësimit të Shqipërisë në Eurovision

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë