Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama: Nuk marrim refugjatë nga Palestina

16/02/2025 - 10:53
në Lajme
A A
“Krenar për shqiptarët e Greqisë”, Rama publikon datën dhe vendin e takimit me diasporën në Selanik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në Mynih, se qeveria amerikane nuk i ka parashtruar ende ndonjë kërkesë për strehim refugjatësh palestinezë në Shqipëri, por përgjigjia do të jetë gjithsesi “Jo!”

“Nuk kuptova pse më kërkuat dëshpërimisht që të isha pjesë e këtij paneli për Lindjen e Mesme”. Kjo ishte ndër fjalitë e para që kryeministri shqiptar Edi Rama tha gjatë aktivitetit të zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me titull: “Përtej konfliktit: Vlerësimi i rrugëve dhe pengesave që çojnë drejt paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, pasditen e së shtunës (15.02).

Lufta në Gazëdhe konflikti Izrael-Palestinë ishte tema e këtij takimi, në të cilin njerëz nga politika, bota akademike, shoqëria civile dhe media kishin mbushur thuajse të gjithë sallën në “Amerikahaus” në Mynih.

Në panel ishin lajmëruar si folës edhe kancelari austriak Alexander Schallenberg dhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan Al Saud, të cilët e anuluan ardhjen në çastet e fundit dhe u zëvendësuan nga politikani gjerman Armin Laschet, i partisë CDU dhe ish-kryeministri i Libanit, Najib Mikati.

Paneliste ishte edhe Suzanne Maloney, zëvendëspresidente dhe drejtuese e programit të Politikës së Jashtme “Brookings Institution” në SHBA, eksperte e Lindjes së Mesme dhe kryesisht Iranit, njëkohësisht ish-këshilltare e rajonit për qeveritë republikane dhe demokrate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Palestinezë në Shqipëri?

Presidenti amerikan Donald Trump, tha pak ditë më parë gjatë një konference për shtyp se Shqipëria është në listën e vendeve që ai po merr në konsideratë për dërgimin e refugjatëve palestinezë.

“Asnjë nuk na ka pyetur nga administrata Trump por dhe nëse do të na pyesin – çka nuk është e logjikshme, sepse ne jemi në mes të Europës dhe si mund të vijnë tek ne qindra-mijëra vetë… – gjithsesi kjo është pjesë logjistike dhe ne jemi një vend i vogël. Por kjo nuk ka për të ndodhur, të paktën jo gjatë qeverisjes sime” – u shpreh Rama.

Duke sjellë në vëmëndjen e të pranishmëve mikpritjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, pranimin e 7 mijë muxhahedinëve dhe strehimin e afganëve që u larguan pas rikthimit në pushtet të talebanëve në vitin 2021 dhe që u strehuan në Shëngjin, ku ende vazhdon të jetë një pjesë e tyre – Rama deklaroi se situata me palestinezët është ndryshe.

“Ne na vjen shumë keq për këta njerëz të cilët janë viktima të një prej diktaturave më të egra që ka ekzistuar ndonjëherë, që është Hamasi, por ne nuk jemi pjesë e kësaj historie dhe nuk do të jemi kurrë” – deklaroi Rama, duke theksuar se edhe shifrat kanë rëndësi.

Ideja e Trumpit për strehimin e palestinezëve në vende të ndryshme të botës shihet si diçka krejtësisht e gabuar edhe nga Suzanne Maloney. “Nuk është aspak normale që këta njerëz të largohen me forcë nga toka e tyre” – u shpreh ajo.

“Nga dega në degë”

Ish-kryeministri libanez Mikati tha se “BE-ja ka lënë një vakuum shumë të madh në Lindjen e Mesme” dhe se drejtuesit e BE-së duhet të jenë më të pranishëm në rajon. Laschet nga ana e tij komentoi se “Evropa nuk mund të ndihmojë, por duhet të jetë pjesë e procesit”.

Rreth një muaj më parë, ministrja e Jashme gjermaneAnnalena Baerbock vizitoi Sirinë, vend i dalë nga një luftë e gjatë dhe pushteti shtypës i Bashar Al-Asad. Ky takim u soll si shembull pozitiv i rolit dhe mbështetjes evropiane në Lindjen e Mesme, gjë për të cilin Rama, nuk ra dakord.

E teksa Laschet mbrojti rolin e Gjermanisë dhe Bashkimit Europian në rajon, Rama habiti të gjithë të pranishmit në sallë duke e reduktuar kryediplomaten gjermane tek pamja e saj e jashtme. “Ajo është e bukur” ishte komenti i Ramës për vizitën e ministres Baerbock në Siri.

Pjesën më të madhe të kohës së panelit kryeministri shqiptar e kaloi duke dalë krejtësisht nga tema. Rama u përqendrua sërish tek BE-ja dhe duke ironizuar mënyrën e funksionimit të saj, tha se BE-ja është një strukturë e cila sipas tij “shpik çdo javë normativa dhe rregullore të reja”.

Rama madje mori herë pas here rolin e moderatorit, duke mos i lënë shumë hapësirë për të folur moderatores së vërtetë të seksionit, Mayssoun Zein Al Din, e cila jo rrallëherë u vu në siklet prej injorimit që ai i bëri shpeshherë gjatë bisedës, ku të tjera pyetje i bëheshin dhe të tjerave u përgjigjej. /DW/

JU REKOMANDOJMË

Nait Hasani – Fatmir Limajt: Të vijë tek PDK-ja ta kërkojë mbështetjen për kryetar të Kuvendit
Lajme

Nait Hasani – Fatmir Limajt: Të vijë tek PDK-ja ta kërkojë mbështetjen për kryetar të Kuvendit

21/07/2025 - 17:47
Koci: Vendosa ta heq një pjesë të trupit tim për të treguar se kjo është mjaft
Lajme

Koci: Vendosa ta heq një pjesë të trupit tim për të treguar se kjo është mjaft

21/07/2025 - 17:38
Ndërron jetë punëtori Avdyl Osmanaj, ishte rrëzuar para 1 muaj nga kati i tretë i objektit gjatë punës
Kryesore

Ndërron jetë punëtori Avdyl Osmanaj, ishte rrëzuar para 1 muaj nga kati i tretë i objektit gjatë punës

21/07/2025 - 17:38
Ambasada amerikane njofton se 16 nxënës nga Kosova do nisin studimet në SHBA
Lajme

Ambasada amerikane njofton se 16 nxënës nga Kosova do nisin studimet në SHBA

21/07/2025 - 17:09
Kurti po llogarit shumë në Fatmir Limajn për t’i siguruar 61 vota: Kjo është e mundshme, nevojitet të vazhdojnë bisedimet dhe vullnet politik
Lajme

Kurti po llogarit shumë në Fatmir Limajn për t’i siguruar 61 vota: Kjo është e mundshme, nevojitet të vazhdojnë bisedimet dhe vullnet politik

21/07/2025 - 17:00
Ky është biznesmeni Xheladin Pozhegu, i arrestuari për rastin e vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë
Kryesore

Ky është biznesmeni Xheladin Pozhegu, i arrestuari për rastin e vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë

21/07/2025 - 16:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën, kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër

    Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën, kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë dy punëtorët që vdiqën pasi ranë nga lartësia në vendin e punës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky është biznesmeni Xheladin Pozhegu, i arrestuari për rastin e vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Koci paralajmëron befasi para Kuvendit: “Situata tash ka eskaluar”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Helmohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë