Deputetja e legjislaturës së kaluar dhe kandidatja për deputete e LVV-GUXO në zgjedhjet e 9 shkurtit, Jeta Statovci, po del të ketë marrë mbështetje masive në Mitrovicë.
Në Mitrovicë procesi i numrërimit ty votave për kandidat po shkon drejt fundit, shkruan VeriuInfo.
Në mesin e kandidatëve të LVV-GUXO që janë votuar më së shumti është edhe Jeta Statovci.
Sipas trendit aktual të numërimit të votave, Jeta Statovci pritet të marrë mbi 2 mijë vota vetëm në Mitrovicë.
Ndryshe, në një intervistë të realizuar në Veriu.info dhe Veriu TV në fundit të vitit të kaluar, Jeta Statovci kishte thënë se gjatë vitit të ardhshëm pritet të bëhet nuse e Mitrovicës.













