Gjatë ditës së sotme ka vdekur Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Lajmin për vdekjen e nënës së tij Veseli e ka pritur në Hagë, ndërkohë që po mbahet në paraburgim.
Në zi familja e Veslelit në Mitrovicë janë duke bërë përgatitjet për ceremoninë e varrimit.
Ajshe Veseli do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës, ndërsa nuk dihet ende nëse Veseli do të lirohet për të marrë pjesë në varrim.












