Egzon Azemi, shefi i kabinetit të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka ofenduar rëndë Andin Lokajn, komentatorin e sportit në platformën Artmotion.
Lokaj, të dielën gjatë komentit të ndeshjes së serisë A italiane Juventus-Inter e ka ofenduar Albin Kurtin me të njëjtin term me të cilin kryeministri i ka fyer liderët opozitarë një javë më parë.
Por, Azemi, një zyrtar publik i cili paguhet nga taksapaguesit kosovarë, ka shkalluar tutje në fyerje. E ka quajtur “trullan” Lokajn.
“Andin Lokaj cilin do Facebook që e mbanë kur pinë raki pije edhe një gotë ujë se koka tha o trullan”, ka shkruar ai, në një fjali të shkurtër me disa gabime elementare drejtshkrimore.
Komenti i së dielës i Andin Lokajt, e hoqi atë nga kabina e komentimit të derbit të serisë A italiane në pushimin mes dy pjesëve të lojës, me platformën Artmotion që paralajmëroi një formimin e një komisioni disiplinor i cili do t’i trajtoi komentet e Lokajt.














