Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL-UÇK: Kurti s’ka qenë bashkëpunues me veteranët

17/02/2025 - 13:36
në Lajme
A A
OVL-UÇK: Kurti s’ka qenë bashkëpunues me veteranët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizatat e dala nga lufta kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ata kritikuan kryeministrin Albin Kurti, për të cilin thanë se s’ka bashkëpunuar në asnjë moment me veteranët.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se ata nuk e bojkotojnë festën e Pavarësisë, por theksoi se nuk kanë marrë pjesë në Këshillin Organizativ për shënimin e kësaj 17-vjetorit të shtetësisë.

Ai iu uroi 17 shkurtin të gjithë familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve, teksa përmendi edhe ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Këtë ditë, 17 shkurtin, së pari dua t’ia uroj familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve, por edhe shokëve që i kemi në Hagë. Njeri që ka qenë protagonist, zotëri Thaçi dhe që mungon, ne sot nuk ndihemi mirë dhe as të gëzuar. Emocionet janë të mëdha duke ditur që kemi në burg, bacën Jakup, Rexhen dhe Kadrinë. Kjo ditë nuk na mburrë shumë marrë parasysh se jemi të cunguar pa ata burra. Ne kemi bojkotuar Këshillin Organizativ, pasi ne kemi luftuar për këtë ditë të sotme që të jemi të lirë. Ne nuk kemi bojkotuar festën. Kjo është e pavërtetë e madhe të cilët mendojnë se organizata e veteranëve ka bojkotuar festën. Kjo nuk është e vërtetë”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se Kurti nuk ka qenë bashkëpunues me veteranët, përkundër gatishmërisë së tyre për një gjë të tillë.

“Që nga ardhja në këtë qeveri të Albin Kurtit, ne i kemi ofruar bashkëpunim, mirëpo s’ka qenë gatishmëria e tij dhe në asnjë kohë dhe asnjë moment nuk jemi ne ata që nuk afrohemi në institucione. Nuk jemi ne ata që i ikim bashkëpunimit, por ne jemi për bashkëpunim. Në këtë rast dua t’i shtroj disa pyetje. Të gjithë e dimë që ndihen krenarë, por si ndihen ata të cilët kanë bashkëpunuar me Listën Serbe dhe kriminelin Radoiçiq për t’i goditur veteranët? Si ndihen ata që gjatë fushatës vijnë në këtë vend që çdo herë ka qenë vatër e zjarrit për lirinë e vendit dhe ngritin tre gishtërinjtë? Po ashtu në një kohë kur pezullohen të gjitha aktivitetet për shkak të një aksidenti tragjik ku humbën jetën tre qytetarë. Kjo parti vjen dhe i ngrit tre gishtërinj dhe provokon qytetarët në sheshin ‘Adem Jashari’? Si ndihen ata të cilët kanë deponuar dhe dorëzuar në Gjykatën Speciale të gjithë ato të pavërteta ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Normal se sot na mungojnë fizikisht Hashim Thaçi që ka lexuar deklaratën e Pavarësisë ku sot festojmë 17 vjetorin e shpalljes shtet. Hashimi dhe të tjerët duhet të mbajnë kokën lartë që kanë qenë udhëheqës të luftës së lavdishme të UÇK-së. Të gjithë ata që e godasin luftën dhe shpifin për luftën duhet të ndihen të turpëruar për vetën”, tha ai

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë