Analistja politike, Aferdita Maliqi, ka deklaruar se, sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, pavarësisht se Vetëvendosje ka dalë e para, ka vështirësi në krijimin e një koalicioni të qëndrueshëm me partitë opozitare, për shkak të gjuhës abuzuese dhe përdorimit të terma vulgare ndaj këtyre partive.
“Duke pas parasysh numrat që kanë fituar partitë opozitare, për të mirën e vendit duhet që këto parti, të bëjnë një koalicion, që do të sillte një qeveri te re, të shumicës shqiptare”, shtoi ajo.
Sipas Maliqit, pavarësisht se LDK ka deklaruar se do të qëndrojë në opozitë, ata që garojnë duhet të marrin përgjegjësi, sidomos në një periudhë të vështirë për vendin, dhe liderët duhet të vënë përpara interesin shtetëror atë partiak.
“Pavarësisht, që LDK, në një mënyrë është deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë, ata që garojnë duhet të marrin përgjegjësi, sidomos kur vendi po kalon një periudhë jo të mirë dhe rrethanat nuk e favorizojnë në të kundërten. Liderët duhet të vënë përpara interesit partiak, atë shtetëror”, tha Maliqi.












