Në Vushtrri ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputet të votuesve që kanë votuar në Kosovë, përderisa ditëve vijuese do të vazhdoj numërimi i votave të diapsorës.
Nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ në Vushtrri LVV ka fituar 52.59%, PDK 25.76%, LDK 11.25%, Koalicioni për Familje 3.24 dhe AAK 2.87%.
Veriu.info ka siguruar votat e kandidatëve të LVV-së nga Vushtrria që kanë marrë në qytetin e tyre. Nga LVV e Vushtrrisë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit ishin Sylejman Meholli, Nasuf Bejta, Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi.
Sipas këtyre rezultateve të siguruara nga Qendra e Numërimit të Votave për kandidatë, del se kandidati më i votuar i VV-së nga Vushtrria në këtë qytet është doktor Sylejman Meholli, i cili ka marrë 6860 vota.
Në vendin e dytë prej kandidatëve të LVV-së së Vushtrrisë është Fjolla Ujkani me 6644 vota, e pasuar nga Nasuf Bejta me 5774 vota. Ndërsa, kandidati vushtrrias i VV-së me më së paku vota në Vushtrri del të jetë Besim Muzaqi me 4777 vota.
Në media mbrëmë është publikuar edhe një listë e kandidatëve të LVV-së me më së shumti vota të marra në Mitrovicë, ku edhe në qytetin e minatorëve Sylejman Meholli edhe aty del të jetë kandidati më i votuar nga Vushtrri, duke marrë mbi 2500 vota.
Burimeve të Veriu.info nga Qendra e Numërimit të votave bëjnë të ditur se nga kandidatetët e Vushtrrisë të të gjitha partive, Sylejman Meholli është kandidati më i votuar nga Vushtrri.
Sylejman Meholli në vitin 2022 ishte zgjedhur kryetar i Qendrës së LVV-së në Vushtrri, ku me të marrë detyrën kishte nisur procesin e organizimit dhe fuqizimit të kësaj partie në Vushtrri.
Duke dalë si më i votuar i kandidatëve nga Vushtrria në qytetin e tij, Sylejman Meholli po tregon lidership në krye të Qendrës së LVV-së në Vushtrri.
Ndryshe, Sylejman Meholli është me profesion doktor, përderisa aktualisht është profesor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Mitrovicë dhe asamblistë i LVV-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, ku edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2021 kishte dalë asamblisti më i votuar i LVV-së në regjionin 02.a












