Lëvizja Vetëvendosje ka dalë parti e parë edhe në Prishtinë ku sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka marrë 54856 vota 46.83%, pasuar nga LDK që ka fituar 30003 vota apo 25.61%, raporton Gazeta Online Veriu.info.
KQZ deri tani ka procesuar 73.26% të votave të kandidatëve për deputet nga subjektet politike.
Nga të dhënat e procesuara me numrin më të madh të votave prin Albin Kurti i cili ma marrë 35 mijë e 481 vota, Lumir Abdixhiku deri tani numëron 18 mijë 803 vota.
Bedri Hamza ka deri tani 14 mijë e 237 vota kurse Ramush Haradinaj 2 mijë e 32 vota.