Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

25/09/2026 - 14:54
në Lajme
A A
“Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë në korrik të vitit 2025 kishte shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit Dodë Rica, pronar i lokalit të striptizmit “Cyborg Club-Strip” (i njohur edhe si “Shqiponja Club”), i cili bashkë me Ana Gjoshin (aktualisht gjendet në arrati) akuzohej për kryerjen e veprave penale të trafikimit me njerëz, mundësimit apo detyrimit të prostitucionit si dhe ofrimit të lokaleve për prostitucion.

Trupi gjykues i përbërë nga Gent Beka, Ilir Foniqi dhe Avni Syla vendosën që Rica të qëndrojë në burg për 5 vjet e 6 muaj ku do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim; 3 mijë euro gjobë, me përcaktimin se nëse gjoba nuk paguhet, ajo do të zëvendësohet me dënim me burgim (ku 20 euro llogariten si 1 ditë burgim); ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë së biznesit “Cyborg Club-Strip” për një kohëzgjatje prej 5 vitesh si dhe pagesë prej 150 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

Rica, nëpërmjet avokatit të tij, aktgjykimin e çoi deri në Gjykatën Supreme të Kosovës, por fundi nuk i doli ashtu siç ai priti.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme për mbrojtje të ligjshmërisë, avokati i Ricës, Haxhi Millaku kishte kontestuar ligjshmërinë e seancave të Mundësisë Hetuese të Veçantë, ku ishin intervistuar viktimat e trafikimit, me arsyetimin se vetë Dodë Rica nuk kishte qenë i pranishëm në ato dëgjime, shkruan Insajderi.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme sqaroi se kjo procedurë ishte zbatuar plotësisht sipas ligjit. Meqë viktimat ishin shtetase të huaja nga Amerika Latine dhe ekzistonte rreziku i largimit të tyre nga Kosova, intervistimi i tyre para trupit gjykues ishte i domosdoshëm. Për më tepër, pasi i akuzuari në atë periudhë ndodhej në arrati, gjykata i kishte caktuar një mbrojtës sipas detyrës zyrtare, i cili kishte marrë pjesë në seancë dhe u kishte parashtruar pyetje viktimave.

Sipas kërkesës së mbrojtjes, përkthyesi i angazhuar gjatë procedurës hetimore dhe seancave, Qerim Ondozi, nuk zotëronte licencë zyrtare për përkthim nga gjuha spanjolle në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Mbrojtja pretendoi se kjo kishte ndikuar në cilësinë e përkthimit, duke i bërë deklaratat e viktimave prova të papranueshme.

Mirëpo, Supremeja e vlerësoi këtë pretendim si të pabazuar. Gjykata theksoi se përkthyesi kishte qenë i pavarur dhe se gjatë gjithë zhvillimit të procedurës as mbrojtja e as vetë të dëmtuarat nuk kishin paraqitur asnjë vërejtje apo ankesë lidhur me keqkuptime apo pasaktësi në përkthim. Sipas gjykatës, mungesa e licencës formale përbën një aspekt administrativ që nuk ka cenuar në substancë të drejtën e mbrojtjes apo paanshmërinë e procesit.

I dënuari Rica, nëpërmjet avokatit të tij,  po ashtu pretendoi se Gjykata Themelore në Prishtinë, gjatë aktgjykimit ishte mbështetur vetëm në dëshmitë e të dëmtuarave pa provuar nëse atyre u ishte kufizuar liria apo nëse ishin mashtruar nga ai, si dhe pretendoi se biznesi në fakt menaxhohej nga e akuzuara tjetër, Ana Gjoshi.

Lidhur me këtë, Gjykata Supreme sqaroi se vendimi për fajësinë e tij nuk bazohet vetëm te deklaratat e viktimave, por mbështetet në një varg provash, si: Ftesat turistike të dërguara nga vetë i dënuari për ardhjen e tyre për të punuar; Dëshmitë e pronarëve të objekteve për marrjen me qira të lokalit dhe shtëpisë ku strehoheshin ato; Raportet e vëzhgimit policor dhe incizimet me kamera (CD-të) që dëshmojnë monitorimin e lëvizjeve të tyre dhe përfshirjen në shërbime seksuale.

Çfarë thotë aktakuza e ngritur nga prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Bashkim Zeqaj?

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, skema e trafikimit dhe shfrytëzimit të grave të huaja kryesisht nga Amerika Latina funksiononte përmes ndarjes së rolit midis të dënuarit Dodë Rica dhe të akuzuarës, Ana Gjoshi:

Gjoshi siguronte kontaktet me gratë nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa Dodë Rica u dërgonte ftesat për të punuar apo për kalimin e pushimeve në Shqipëri e Kosovë.

Të akuzuarit siguronin mjetet e transportit nga Amerika Latina drejt Shqipërisë dhe më pas i sillnin menjëherë në Prishtinë, ku strehoheshin në një shtëpi të marrë me qira nga Rica, shkruan Insajderi.

Me të mbërritur, Ana Gjoshi ua merrte pasaportat grave (të dëmtuarave) dhe i vendoste në ambiente ku monitoroheshin me kamera të sigurisë. Atyre u orarizohej rreptësisht edhe koha se kur mund të dilnin jashtë.

Me anë të këtyre masave dhe nën pretekstin e shlyerjes së “borxhit” të biletave të udhëtimit, ata i detyronin ato të zhvisheshin nudo në lokalet e Ricës të cilat i menaxhonte Gjoshi, të shkonin në dhomat VIP tek klientët dhe të kryenin marrëdhënie seksuale me pagesë.

Deklaratat tronditëse të grave që u detyruan të ofonin shërbime seksuale

Në deklaratën e dhënë në Polici, M.M kishte pohuar se ishte marrë në punë si valltare, por më pas ishte detyruar të kryente marrëdhënie me klientë. Sipas saj, qëndrimi për 10 minuta në dhomë me një klient paguhej 150 euro.

“Puna ime ka qenë të jem valltare, por aty nuk bëhet fjalë për diçka të tillë. Aty bëhet zhveshja e femrave. Jam detyruar të zhvishem plotësisht për t’i kënaqur klientët. Menaxherja Ana, me anë të gjesteve, më ka bërë me shenjë që të shkoja në dhomë me klientë. Dhomat ishin të ndara me perde. Qëndrimi 10 minuta në dhomë paguhej 150 euro, por unë merrja vetëm 20 euro. Në rastet kur kam kryer seks oral, kam marrë 400 euro, prej të cilave 200 i ka marrë Ana. Besoj që, nëse nuk do i kisha kryer këto veprime, do isha rrahur si kolegia tjetër, L. Në lokalin ku punoja më kanë ofruar edhe drogë. E kam konsumuar kur kanë ardhur shokët e Dodës. Me ta kemi kryer marrëdhënie, madje Doda ka ardhur dhe i ka hapur perdet për të parë nëse po bëja marrëdhënie me ta”, ka deklaruar njëra nga gratë, shkruan Insajderi.

Në deklaratën e saj në Polici, M.L kishte thënë se pasaportat e tyre mbaheshin nga Ana Gjoshi, duke ia kufizuar mundësinë për të dalë jashtë. Sipas saj, kur ishte përpjekur të largohet, ajo ishte ndaluar, me arsyetimin se nuk kishin pasaporta dhe se policia ishte e “blerë”, duke mos i lejuar të dorëzoheshin tek autoritetet.

M.L kishte dëshmuar se ishte ftuar në Kosovë nga një shoqe e quajtur Saray, e cila më pas i kishte dhënë kontaktin e Anës. Me të mbërritur në Kosovë, ajo fillimisht ishte dërguar në një shtëpi, e më pas në një klub, ku kishte nënshkruar një kontratë në shqip, të cilën nuk e kuptonte. Menaxherja e kishte detyruar të fillonte punën menjëherë, duke e nxitur që t’u lutej klientëve që ta preknin. Këtë duhej ta bënte për të shlyer borxhin e udhëtimit nga Kolumbia, në vlerën 2 mijë e 300 euro.

Ajo kishte deklaruar gjithashtu se edhe Dodë Rica, duke abuzuar me autoritetin e tij, e kishte detyruar të kryente marrëdhënie me të.

Gruaja me inicialet D.J. kishte deklaruar në Polici se, sipas kontratës së nënshkruar në shqip, ishte e detyruar të vallëzonte, të ulej në prehër të klientëve, të pinte me ta dhe të shfaqej në hapësira private. Këto veprime ishin të nevojshme për të shlyer borxhin e udhëtimit nga Kolumbia. Ajo e konsideronte veten një viktimë të trafikimit, pasi ishte detyruar të kryente veprime kundër vullnetit të saj për të shlyer borxhet.

Një tjetër viktimë, me inicialet A.M.S.V., kishte deklaruar në Polici se shoqja e saj Gabriela i kishte kërkuar nënës së saj të shkruante një letër për të konfirmuar se ajo kishte ardhur në Kosovë me vullnetin e saj, pasi nëna e saj e kishte njoftuar Interpolin. Gjatë punës në klub, ajo kishte përjetuar presion të vazhdueshëm për të rritur konsumin e pijeve, shkruan Insajderi.

Y.A.A. kishte deklaruar në Polici se ishte ftuar në Kosovë nga Ana, me ftesën e përgatitur nga Doda, i cili e kishte marrë nga aeroporti dhe e kishte dërguar në klub. Para se të vinte policia, ajo kishte punuar vetëm dy ditë. Megjithatë, sipas Y.A.A. Ana nuk i kishte treguar se vajzat prekeshin nga burrat në klub.

D.V.O.S. kishte deklaruar se kishte ardhur nga Kolumbia përmes Panamasë, Stambollit, Athinës dhe Tiranës. Udhëtimi ishte organizuar nga Ana, me të cilën kishte kontaktuar nëpërmjet Instagramit. Sipas saj, me të mbërritur në Kosovë, kushtet e punës nuk ishin ndryshe nga ato që i ishin shpjeguar më herët.

T.A.Z.S. kishte deklaruar në Polici se, në ditën e mbërritjes në Kosovë, nuk kishte filluar punën, pasi atë ditë kishte ardhur policia.

JU REKOMANDOJMË

Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj

Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj
25/09/2026 - 14:51

Këngëtarja e njohur Violetë Kukaj do t’i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Ajo do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve dhe do...

Më shumëDetails

Hamza pret në takim udhëheqësit e OVL të UÇK’së: Më 1 tetor, të gjithë në shesh kundër padrejtësisë

Hamza pret në takim udhëheqësit e OVL të UÇK’së: Më 1 tetor, të gjithë në shesh kundër padrejtësisë
25/09/2026 - 14:38

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ka pritur në takim udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me të cilët tha se ka biseduar për sfidat me...

Më shumëDetails

Akademikë dhe shoqëria civile i kërkojnë Qelajt: Dërgojeni Ligjin për Specialen në Kushtetuese

Akademikë dhe shoqëria civile i kërkojnë Qelajt: Dërgojeni Ligjin për Specialen në Kushtetuese
25/09/2026 - 14:37

Një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, komunitetit akademik dhe organizatave për të drejtat e njeriut i kanë kërkuar Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, që në Gjykatën Kushtetuese ta...

Më shumëDetails

Isufaj pret Partipattin, diskutohet lufta kundër krimit të organizuar

Isufaj pret Partipattin, diskutohet lufta kundër krimit të organizuar
25/09/2026 - 14:22

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar një takim zyrtar me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Më shumëDetails

Kurti: Nga bllokada në Kuvend humbin mjetet nga Plani i Rritjes

Kurti: Nga bllokada në Kuvend humbin mjetet nga Plani i Rritjes
25/09/2026 - 14:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bllokada në Kuvend ka pamundësuar miratimin e disa ligjeve të nevojshme për zbatimin e reformave të parapara në kuadër të...

Më shumëDetails

“Të mbrojmë dinjitetin tonë!” – Bedri Hamza fton qytetarët në protestën masive më 1 tetor

“Të mbrojmë dinjitetin tonë!” – Bedri Hamza fton qytetarët në protestën masive më 1 tetor
25/09/2026 - 14:08

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve, studentëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të bashkohen në një protestë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë